110 të infektuar me koronavirus në Ministrinë e Brendshme

Desk
By Desk October 22, 2020 20:42

110 të infektuar me koronavirus në Ministrinë e Brendshme

Një total prej 110 punonjësish të Ministrisë së Brendshme janë aktualisht të infektuar me Covid-19, për shkak të së cilës ata janë në izolim, përcjell FLAKA.

Ministria e Brendshme thotë për “Fokus” se numri i të infektuarve në periudhën e kaluar sillet nga 80 në 120, dhe sipas të dhënave të fundit nga ora 7 e mëngjesit të sotëm, 110 punonjës janë të infektuar dhe llogariten raste aktive.

Komisioni për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive disa ditë më parë i propozoi Qeverisë që shteti dhe administrata publike të punojnë me ndërrime ose në on-line. FLAKA

Desk
By Desk October 22, 2020 20:42