116 mijë ukrainas janë larguar nga vendi, thotë OKB

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 27 Shkurt, 2022 01:30

116 mijë ukrainas janë larguar nga vendi, thotë OKB

Sipas një Komisioneri të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, rreth 116 mijë njerëz janë larguar nga Ukraina.

Raportohet për një kolonë të gjatë të njerëzve që presin të hyjnë në Poloni dhe Moldavi, shkruan Fax news, transmeton portal arbresh.info

Në anën tjetër, gazetari i Sky News ka raportuar se njerëzit presin deri në 60 orë për të hyrë në Poloni dhe se kufiri tashmë i ngjan një kampi refugjatësh.

Përveç atyre që janë larguar nga vendi, 100,000 të tjerë janë aktualisht të zhvendosur në Ukrainë.

Zyrtari thotë se situata është “shumë e vështirë”.

Nëse situata vazhdon të përshkallëzohet, agjencia parashikon se 4 milionë njerëz mund të largohen nga Ukraina./arbresh.info/

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 27 Shkurt, 2022 01:30