Kosovë: 19 viktima dhe 711 raste të reja me Covid 19; Shqipëri: 13 viktima dhe 737 raste të reja me Covid 19

Desk
By Desk November 21, 2020 20:14

Kosovë: 19 viktima dhe 711 raste të reja me Covid 19; Shqipëri: 13 viktima dhe 737 raste të reja me Covid 19

Në Kosovë në 24 orët e fundit 19 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi dhe janë regjistruar 711 raste të reja me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive në shtetin kosovar është 33.588, kurse 904 paicentë kanë humbur jetën deri më tn I si pasojë e pandemisë.

GJithsej raste aktive janë 12.191. Në Shqipëri janë kryer 2.470 testime, prej të cilave 737 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, kurse 13 persona kanë humbur jetën.

Në Shqipëri që nga fillimi I pandemisë janë regjistruar 32.196 raste të infektimit me covid 19, kurse 685 pacient kanë humbur jetën. 16.042 është numri I rasteve aktive në këtë vend.

Edhe në vendet tjera të rajonit janë regjistruar shifra të larta mtë infektimeve dhe vdekjeve si pasojë e covid 19. Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5774 persona të infektuar me covid19 dhe 28 persona kanë ndërruar jetë.

Në kroaci 3573 të inferktuar të rid he 47 të vdekur, kurse në Bosnje dhe Hercegovinë 1357 të infektuar, ndërsa 37 pacientë kanë humbur betejën me covid19.

Desk
By Desk November 21, 2020 20:14