145 raste aktive me Covid 19 në Gostivar, 121 ndodhen në kurim shtëpiak, 24 trajtohen në spital

145 raste aktive me Covid 19 në Gostivar, 121 ndodhen në kurim shtëpiak, 24 trajtohen në spital

Pas disa ditësh me numër të lartë të të infektuarve, rajoni i Gostivarit brenda 24 orëve të fundit regjistron vetëm një rast të ri me Covid 19. Nga fillimi i pandemisë në rajonin e Gostivar ka pasur 231 persona të infektuar me virusin korona. Aktualisht ka 145 raste aktive, prej tyre 121 ndodhen në kurim shtëpiak, kurse 24 janë të shtrirë në spital. Janë shëruar 72 persona, kurse 17 nuk kanë arritur ti mbijetojnë virusit.

Numrin më të madh, 109 raste aktive ka komuna e Gostivarit, pastaj me 32 raste vjen Komuna e Vrapçishtit dhe ajo e Mavrovë-Rostush ka vetëm 4 raste. Edhe numrin më të lartë të të vdekurve të personave me virusin korona e ka komuna e Gostivarit, 10 raste, pasuar nga ajo e Vrapçishtit me 6 raste, ndërsa në Mavrovë është regjistruar vetëm një rast i tillë.

Sipas informatave nga Qendra për Shëndet Publik në Gostivar, nga fillimi i pandemisë nga numri në total i të infektuarve, 17 kanë qenë personel shëndetësor.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 13 Korrik, 2020 19:50

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.