150 vjet nga lindja e Çajupit

150-vjetori i lindjes së poetit Andon Zako Çajupi u përkujtua të dielën nga studies të të gjitha trevave shqipfolëse dhe pasues të tij.

“Kjo tregon se Çajupi është nder i Shqipërisë dhe jo vetëm i Zagorisë”, u shpreh Andon Pango nga shoqata “Çajupi”.

Një analizë e hollësishme e veprës së Çajupit u mbajt nga ligjërues dhe referues të artit e historisë.

“Komedia ‘14 vjeç dhëndër’ kur lexohet në moshën e pjekurisë kuptohet që nuk është thjesht një komedi argëtuese, por është një pasqyrë reale e një prag tragjedie që i kanosej shoqërisë shqiptare në pragun e shembjes së Urës së Bosforit”, tha studiuesi Stavri Trako.

Titullin “Nder i kombit” që Presidenti i republikës i akordoi Andon Zako Çajupit, shoqata ia dorëzoi drejtorit të Muzeut Kombëtar për ta ekspozuar në pavionin e Rilindjes Kombëtare.

“Ne i detyrohemi këtij perzonazhi por edhe rilindasve të tjerë ekzistencën tonë kombëtare, prandaj patjetër të reflektojmë ndaj të gjitha mesazheve që na vijnë përtej shekullit”, deklaroi drejtori i muzeut, Melsi Labi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 28, 2016 20:42

REKLAMA