Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • Uncategorized
  • 1500 migrantë në Selanik synojnë RMV-në, Spasovski: Veprojmë sipas rregullativave të BE-së

1500 migrantë në Selanik synojnë RMV-në, Spasovski: Veprojmë sipas rregullativave të BE-së

Redaksia 2 vjet ago

Qindra migrantë gjenden aktualisht në një kamp në afërsi të Selanikut në përpjekje të vazhdueshme për të kaluar kufirin drejt Maqedonisë së Veriut e më pas drejt Europës.

Përpjekjet e tyre për t’u larguar nga Selaniku kanë eskaluar edhe në dhunë, teksa përpiqeshin të thyejnë kordonin policor dhe policia greke u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe shokbomba, migrantët janë kundërpërgjigjur me gurë dhe shkopinj. Tre policë janë lënduar, kurse një person është arrestuar gjatë përplasjeve. MPB është në komunikim të përditshëm me Policinë e Greqisë, që po ballafaqohet me situatën. Ministri Spasovski u zotua se do të veprojë konform rregullativave të BE-së.

“Ky numër i madh i mbledhur në kampin në Greqi është prej dje dhe ne përmes planeve e kemi forcuar sigurimin e kufirit shtetëror mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Deri tani bëhet fjalë për diku grup prej 1200 deri më 1500 migrantë. Tani për tani kolegët nga Greqia e kontrollojnë atë numër, por sigurisht se ne kemi për detyrim ta ruajmë atë pikë kufitare, por edhe të parandalojmë mundësinë për hyrje në Maqedoninë e Veriut”,- deklaroi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

Numri i migrantëve të cilët tentojnë të hyjnë në Maqedoni është rritur. Vetëm vjet mbi 17 mijë migrantë u kthyen në Greqi. Por, institucionet sigurojnë se janë të gatshëm për t’u përballur me fluksin e migrantëve.

“Patrullojmë policë nga shumë shtete të Evropës së bashku me policët kufitarë të Maqedoninë së Veriut dhe mendoj se për dallim nga 2015, tani Maqedonia e Veriut, por edhe i gjithë rajoni, është i përgatitur shumë më shumë për përgjigje adekuate nëse paraqitet numër më i madh i migrantëve”,- tha Sashko Kocev nga “Marri”.

Por, edhe përkundër masave të marra në kufi, migrantët kërkojnë gjithnjë rrugë alternative. Vetëm një javë më parë u zbulua një grup prej pesë migrantësh nga Afganistani që lëviznin në zonën drejt fshatit Nikushtak, në komunën e Lipkovës.

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Volkswagen paralajmëron një SUV të ri elektrik
Next: Pendarovski në Pehçevë: BE dhe NATO sjellin siguri, prosperitet dhe vende të reja pune, të ecim përpara

Të ngjashme

Target-Fortesa_26_23-780x470 Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Mijallkovi ishte përfshirë në shumë “bomba”

Redaksia 4 ditë ago
komision-780x470 Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

Redaksia 4 ditë ago
Screenshot_1-43 Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Stavrev për “Monstrën”: Nuk ishte vrasje por likuidim i fëmijëve

Redaksia 1 javë ago

TË FUNDIT

mickoski-780x439-1-750x430 Mickoski i bën thirrje diasporës për regjistrim, edhe pse mbledh nënshkrime për anulimin e tij

Mickoski i bën thirrje diasporës për regjistrim, edhe pse mbledh nënshkrime për anulimin e tij

Makron_maska-780x470 Macron: Të nevojshme edhe disa javë para lehtësimit të masave antiCOVID-19

Macron: Të nevojshme edhe disa javë para lehtësimit të masave antiCOVID-19

golden Ja cili film triumfoi në çmimet “Golden Globes” këtë vit

Ja cili film triumfoi në çmimet “Golden Globes” këtë vit

Johnson_Johnson-780x450 SHBA miratoi vaksinën, të martën 4 milionë doza të Johnson & Johnson

SHBA miratoi vaksinën, të martën 4 milionë doza të Johnson & Johnson

Butrint-Imeri-780x470 Çfarë ka në plan të sjellë së shpejti Butrint Imeri dhe kur?

Çfarë ka në plan të sjellë së shpejti Butrint Imeri dhe kur?

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.