155 ilaçe dhe 79 vaksina po testohen në të gjithë botën kundër Covid-19

Desk
By Desk April 20, 2020 22:03

155 ilaçe dhe 79 vaksina po testohen në të gjithë botën kundër Covid-19

Një total prej 155 ilaçesh dhe 79 vaksina kundër koronavirusit aktualisht janë duke u zhvilluar në të gjithë botën, sipas Institutit Austriak të Teknologjisë Mjekësore (AIHTA), përcjell FLAKA.

Sipas asaj analize, shumica e ilaçeve në zhvillim tashmë janë aprovuar për përdorim në luftën kundër infeksioneve të tjera.

Nga “kandidatët” për vaksina, deri më tani asnjë projekt nuk ka kaluar fazën e zhvillimit.

Analiza, e bërë me kërkesë të Ministrisë Austriake të Shëndetësisë, duhet të ndihmojë në vendimmarrjen – që është më e mira nga përgatitjet e zhvilluara kur sistemi shëndetësor do të jetë në gjendje të zgjedhë midis shumicës së barnave dhe vaksinave kundër Covid-19.

Aktualisht, sipas AIHTA, po testohen 155 ilaçe SARS-Cov-2, bazuar në një ose më shumë përbërës antiviral. FLAKA

Desk
By Desk April 20, 2020 22:03