Skip to content
FLAKA

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Maqedoni
  • 16 mijë punëtorë pa paga, 7 mijë në pushim të detyruar! Qeveria nuk ka plan B

16 mijë punëtorë pa paga, 7 mijë në pushim të detyruar! Qeveria nuk ka plan B

Redaksia

Qeveria nuk ka një plan B për të shpëtuar qytetarët, të cilët kanë mbetur pa paga dy muajt e fundit, për shkak të masave të bllokuara nga pakoja e pestë. Ministri i Financave Fatmir Besimi, thotë se nuk do të ketë masa të shpejta, por se do të pritet votimi i ligjeve në Kuvend. Propozohet që të zgjatet afati i aplikimit deri në 15 Prill, megjithëse nuk ka siguri që ky ligj do të miratohet deri atëherë, dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare, për të hyrë në fuqi në shtatë ditët e ardhshme në mënyrë që kompanitë të mund të aplikojnë.

Në mënyrë që të kompensohet kjo periudhë e humbur, me një vendim amendamenti, jepet mundësia për të aplikuar deri më 15 prill, për të dy muajt shkurtin dhe marsin, dhe kështu edhe ata shuma që i kanë paguar për marsin, siç parashihte mas të mund të realizohet nga ana e kompanive, me qëlllim të zvogëlohen procedurat administrative në lidhje me zbatimin e masës, ata tani mund të aplikojnë me një kërkesë për dy muaj”, tha Fatmir Besimi, ministër i Financave.

Ekipi ekonomik i Qeverisë sot doli me një skenar optimist për ekonominë e Maqedonisë këtë vit. Megjithëse borxhi publik pritet të arrijë 63.4 për qind, qeveria pret që këtë vit ekonomia të rritet me 4.1 për qind të PBB-së.

Pritjet në lidhje me mjedisin ekonomik ndërkombëtar për ekonominë e brendshme, janë që të kthehen në rrugën e rritjes ekonomike në vitin 2021, dhe të kapërcejnë goditjet e shkaktuara nga pandemia. Me rimëkëmbjen e ekonomisë globale, presim rimëkëmbje shtesë të kërkesës së jashtme, e cila do të ndikojë fuqimisht në eksportet tona si një ekonomi e orientuar drejt eksportit”, pohoi Zoran Zaev – kryeministër.

Sipas zyrtarëve të qeverisë, buxheti është në gjendje të mirë, dhe konfirmimi i kësaj është mbledhja më efikase e parave në arkën e shtetit, ndryshe nga viti 2020, i cili është rritur me 4.4 për qind. Sipas tyre masat e ndërmarra nga të gjitha katër masat e ndërmarra ekonomike, e kanë zbutur shumë rrënien e PBB-së, ndërsa realizimi ishte 86 për qind i asaj që ishte planifikuar./Alsat

Continue Reading

Previous: Shtetësia, Zaev shkon në takim me ligjin e vitit 2004
Next: MASH: Filloi vaksinimi me etapa të kuadrit mësimor

Të ngjashme

Sasha-Bogdanoviq-780x439 Bogdanoviq: Nuk shkela protokollet me praninë time në hotel

Bogdanoviq: Nuk shkela protokollet me praninë time në hotel

Redaksia
milevski1-750x430 Milevski: Nevojiten masa urgjente për prerjen e paligjshme të pyjeve

Milevski: Nevojiten masa urgjente për prerjen e paligjshme të pyjeve

Redaksia
1111REDAKT....Indeksi-i-investimeve-1-750x430 11 vende më poshtë në renditjen e investimeve të huaja

11 vende më poshtë në renditjen e investimeve të huaja

Redaksia

TË FUNDIT

Osmani konfirmoi mbështetjen e Maqedonisë Veriore për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Osmani konfirmoi mbështetjen e Maqedonisë Veriore për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Screenshot_20210422-230634_Instagram Edi Rama: Nëse në 25 prill nuk marr një fitore të qartë, largohem nga Partia Socialiste

Edi Rama: Nëse në 25 prill nuk marr një fitore të qartë, largohem nga Partia Socialiste

40d4db81-0993-4c7d-bc67-f709a019fc10 “Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

“Asnjë tolerim kush prek votën”/ Basha: Mbështes fort deklaratat e ambasadores Kim

Agnelli-dhe-Perez-780x470 UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!

UEFA përjashton Realin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve?!

EzmyxKfWUAgRlIV Messi shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon ndaj Getafes

Messi shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon ndaj Getafes


Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016. 

Ne punojmë sipas udhëzimeve për raportim etik të mediave online.

Flaka Media Group – FGM  menaxhon me Flaka, Lobi dhe Gostivari Sot

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36 | +389 70 70 90 80

PËRGJEGJËS TEKNIK:

Artin MURATI

 

REDAKSIA

Linda LIMANI

Driton ZENKU

Abedin BILALLI

 Xhana MIFTARI

Xheneta MUSLIU

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.