19 vende zotohen të ndalojnë financimin e karburanteve fosile jashtë vendit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 21:14

19 vende zotohen të ndalojnë financimin e karburanteve fosile jashtë vendit

Të paktën 19 vende njoftuan sot zotimin për t’i dhënë fund financimit jashtë shtetit të projekteve të karburanteve fosile pa teknika të kapjes së karbonit deri në fund të vitit 2022, përfshirë investitorët e mëdhenj, si SHBA-ja dhe Kanadaja.

“Investimi në projektet e lëndëve djegëse fosile të mbetura siç është mbart rreziqe sociale dhe ekonomike në rritje (…) dhe ka ndikime negative në të ardhurat e shtetit, punësimin lokal, taksapaguesit dhe shëndetin publik”, shkruajtën nënshkruesit në një deklaratë të përbashkët të lëshuar gjatë konferencës ndërkombëtare të klimës COP26, Glasgou.

Vendet e G20-s ranë dakord të ndalojnë mbështetjen e projekteve të termocentraleve me qymyr jashtë vendit.

Plani i shpallur sot, me iniciativën e Londrës, përfshin për herë të parë gazin dhe naftën dhe premton t’i ridrejtojë këto para drejt energjive të rinovueshme.

“Ne duhet të vendosim fondet publike në anën e duhur të historisë. Përfundimi i financimit ndërkombëtar për të gjitha këto projekte të karburanteve fosile është thelbësor, nëse duam të jemi në gjendje të ruajmë objektivin 1,5 gradë Celcius për ngrohjen globale”, tha Sekretari britanik i Shtetit për Sipërmarrjen, Greg Hands.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), në mënyrë që të jetë në gjendje të ruajë objektivin prej +1,5 gradë Celcius, të gjitha financimet për projektet e reja të karburanteve fosile duhet të ndërpriten menjëherë./atsh

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 4 Nëntor, 2021 21:14
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.