20 milion euro në vit për fibrozën cistike, Sali: Klinikat nuk i kanë planifikuar në buxhet

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 19:21

20 milion euro në vit për fibrozën cistike, Sali: Klinikat nuk i kanë planifikuar në buxhet

T&S

Nevojiten njëzet milionë euro ose mbi 300 mijë euro në vit për çdo pacient, për të pranuar ilaçin “Trikafta”, që duhet të marrin më shumë se 60 persona me fibrozë cistike, financa që nuk janë parashikuar në buxhetet e klinikave, theksoi ministri i shëndetësisë, Bekim Sali.

Ai shpjegoi se kërkohen ende mënyra për të siguruar mjete për terapinë më të re që ekziston në tregun farmaceutik, por nuk saktësoi se kur e njëjta do të jetë në dispozicion për pacientët me fibrozë cistike.

“Jemi duke punuar për zgjidhjen e këtij problemi dhe të sigurojmë në të ardhmen terapinë më të re për pacientët me fibroze cistike. Sipas të dhënave tona, personat që kanë predispozita gjenetike për të marrë këtë lloj terapie janë rreth 65. Mjetet financiare që duhet të sigurohen për një vit, vetëm për një pacient, kapin shifrën mbi 300 mije euro, kjo d.m.th. duhet të sigurojmë rreth 20 milion euro në vit për terapinë.”, – deklaroi ministri i shëndetësisë, Bekim Sali.

Shoqata e personave fibrozës cistike “Shtypi i Lirë’, vazhdimisht kanë kërkuar nga autoritetet shëndetësore përmes protestës që të sigurohen mjete për këtë terapi modulare, që për të sëmurët me fibrozë cistike do të thotë jetë.

Protesta e radhës është paralajmëruar për më 4 shkurt përpara qeverisë. Sipas informacioneve nga Klinika Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, për të gjithë pacientët me fibrozë cistike, klinika ka ofruar terapi standarde simptomatike si yndyro-terapi me enzima pankreatike, antibiotikë inhalatorë, antibiotikë inhalatorë mukolitikë dhe sistematikë.

Mosha e pacientëve varion nga një deri në 45 vjeç.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Janar, 2023 19:21