20 nga 36 personat e rinj, kanë pasur kontakt me persona të infektuar

Desk
By Desk May 9, 2020 20:57

20 nga 36 personat e rinj, kanë pasur kontakt me persona të infektuar

Komisioni për sëmundje infektive sot shprehu shqetësim për numrin e personave të sapo infektuar me koronavirus 36, veçanërisht në rajonin e Pollogut, ku ka 13 raste të reja në Tetovë dhe Gostivar, por edhe në Veles dhe Shkup, përcjell FLAKA.

Prandaj u vendos që të mos merren masa lehtësuese për të përcaktuar nëse kjo ishte një situatë një-ditore apo diçka që do të duhej të analizohej më tej, sipas rezultateve të testit gjatë dy ditëve të ardhshme, ka thënë për Telma, Prim.dr. Zharko Karaxhovski.

“Ajo që kemi konkluduar sot është se duhet të inspektojmë terrenin, për të cilin do të formohen 2 ekipe që do të dalin në terren, i përbërë nga epidemiolog, specialist i sëmundjeve infektive, përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor Shtetëror. Këta 4 persona do të inspektojnë Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë dhe Qendrën për Shëndet Publik në Veles dhe ne do të monitorojmë nga afër situatën në ditët e ardhshme dhe nuk do të merret asnjë vendim për lehtësimin e masave derisa të marrim informacione për trendin të sëmundjes infektive Covid -19. Sot arritëm në përfundimin se 20 nga këta 36 persona ishin në kontakt me një person të infektuar. Kjo do të thotë se ka të ngjarë që masat e marra në të kaluarën të mos merren parasysh. Sipas inkubacionit të kësaj sëmundje nga 10 deri në 14 ditë, ne i gjetim problemet që kanë ndodhur rreth Pashkëve dhe 1 Majit” tha Karaxhovski.

Komisioni gjithashtu morri qëndrimin që asnjë nga masat epidemiologjike të propozuara nuk u respektua gjatë liturgjisë që u zhvillua në Strugë dhe për shkak të mosrespektimit të këtyre masave, rezultati nuk është më i mirë.

Karaxhovski paralajmëroi se pasojat e mosrespektimit të masave të mbrojtjes, siç është ngjarja në Strugë, do të ndodhin në periudhën 8-10 ditë pas shfaqjes së tyre. FLAKA

Desk
By Desk May 9, 2020 20:57