Kallëzim penal ndaj dy policëve në pikën kufitare “Bllacë”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 10:26

Kallëzim penal ndaj dy policëve në pikën kufitare “Bllacë”

Departamenti për Kontroll të Brendshme pranë MPB-së ka parashtruar kallëzim penal kundër M.I. dhe K.S., të dy nëpunës policorë në pikën kufitare “Bllacë”, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “punë e pakujdesshme në shërbim”, që dënohet sipas nenit 353c të Kodit Penal, njoftoi MPB-ja.

Siç thuhet në komunikatë, më datën 31.01.2024 dhe 05.02.2024, i denoncuari i parë M.I. ka evidentuar persona shtetas të Republikës së Turqisë të cilët nuk kanë hyrë në vendkalimin kufitar dhe që nuk kanë qenë të pranishëm në pikën kufitare atë ditë. I padituri i dytë K.S., udhëheqës turni, nuk ka mbikëqyrur punën e të denoncuarit të parë dhe në këtë mënyrë ka lejuar që personat të rregullojnë qëndrimin e tyre në vend pavarësisht se si të huaj kanë tejkaluar afatin e lejuar të qëndrimit sipas rregullave ligjore.

Nga MPB kërkojnë që të hapet procedurë disciplinore ndaj dy të akuzuarve si dhe përjashtimin e tyre nga puna.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 10:26