Rrëqebulli ballkanik i pranishëm në Parkun Kombëtar Mali Sharr

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 19:57

Rrëqebulli ballkanik i pranishëm në Parkun Kombëtar Mali Sharr

Rrëqebulli ballkanik është vërejtur edhe në Parkun Kombëtar Mali Sharr. Nëpërmjet një video të publikuar në faqen e tyre në Facebook, nga Mali Sharr thanë se, prania e kësaj kafshe të rrallë në këtë park, është zbuluar përmes kamerave kurth, të cilat u vendosën nga fillimi i vitit, për të monitoruar kafshët e egra, shkruan Portalb.mk.

“Jemi të emocionuar të ndajmë informacionin që kemi konfirmuar praninë e tij në zemër të Malit Sharr, në Leshnicë. Rrëqebulli ballkanik (Lynx lynx balcanicus) është një grabitqar dhe është një kafshë e egër jashtëzakonisht e rrallë. Ai është një nga llojet kyçe të zgjedhura dhe është një tregues i i mirë i gjendjes shëndetësore të ekosistemit.

Lokaliteti Leshnicë është një zonë e veçantë për shkak të vlerave të shumta, dhe konfirmimi se është një habitat i rrëqebullit është një argument shtesë se meriton trajtim të veçantë”, thonë nga ky park.

164
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Rikujtojmë se, rrëqebulli ballkanik është një nga macet e mëdha më të rralla në planet, me popullatë prej më pak se 50 rrëqebuj të vetëm, prej të cilëve pjesa më e madhe, rreth 40 prej tyre jetojnë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa të tjerët mund të hasen në Shqipëri dhe Kosovë. Bashkësia ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës (IUCN), e rangon rrëqebullin ballkanik si në rrezik kritik, ndërsa pjesa më e madhe e rreziqeve për mbijetesën e tij janë vepër e njeriut.

Prerja e pyjeve për ndërtim të rrugëve, ose objekteve të tjera i shkatërron dhe i copëton vendbanimet e rrëqebullit, e pamundëson të popullojë hapësira të reja dhe të komunikojë me rrëqebuj të tjerë nga rajone më të largëta që në vitet e fundit rezultoi edhe me një rrezik tjetër, e ky është shumimi me lloj të përafërt ose inbriding.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 19:57

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
164
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?