SHBA-ja dhe BE-ja i premtojnë fonde Armenisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 19:19

SHBA-ja dhe BE-ja i premtojnë fonde Armenisë

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë zotuar se do t’i japin qindra miliona dollarë Armenisë, teksa Jerevani po shikon kah Perëndimi pas prishjes së raporteve me aleaten e tij tradicionale, Rusinë.

Pas bisedimeve mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe kryeministrit armen, Nikol Pashinian, në Bruksel më 5 prill, shefja e KE-së tha se BE-ja do të ndalë 270 milionë euro për Armeninë për katër vjetët e ardhshëm.

“Ne do të bëjmë investime për të forcuar ekonominë dhe shoqërinë e Armenisë, duke i bërë ato më të qëndrueshme”, tha ajo.

Blinken tha se SHBA-ja dhe BE-ja “riafirmuan mbështetjen transatlantike për një të ardhme demokratike dhe prosperuese për popullin armen dhe që Kaukazi Jugor të integrohet më shumë në mënyrë paqësore”.

“Ne jemi të përkushtuar që të rrisim edhe më tej mbështetjen tonë për Armeninë demokratike dhe për qëndrueshmërinë ekonomike përmes investimeve në sigurinë ushqimore, infrastrukturën digjitale, diversifikimin e energjisë dhe diversifikimin e partnerëve tregtarë”, tha Blinken, duke shtuar se Uashingtoni planifikon t’i japë Armenisë “mbi 65 milionë dollarë ndihmë”.

49
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Prill, 2024 19:19

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Hansi Flick: “Champions League është një ëndërr për të gjithë”

Toni Kroos: “Nuk je një lojtar i madh nëse nuk ke dëgjuar vërshëllima në Bernabéu”

Vaji i rozmarinës për flokët: Mit apo efekt real?

Pse dushi me ujë të ftohtë është më shumë se thjesht zgjuese

Rregullat e arta të mëngjesit për të humbur peshë dhe për një metabolizëm më të shpejtë

Pesë zakone të thjeshta për të përmirësuar shëndetin në përditshmëri

Ngjarja në Parkun Kombëtar “Mali Sharr” merr kthesë: Drejtori mohon lëndime të punonjësve

Trump kërcënon Iranin: “Do ta fshij nga faqja e dheut”

Sot është Dita Ndërkombëtare e Përqafimit – dhuro një përqafim dhe përmirëso shëndetin

Ngrohtësi për Ukrainën – Fushatë e Përbashkët Solidariteti

Japonia rinis reaktorin bërthamor më të madh pas 15 vitesh

Netflix rishikon ofertën për Warner Bros.: 72 miliardë dollarë vetëm me para të gatshme

Salmoni: Ushqimi i shëndetshëm që mbron zemrën, trurin dhe lëkurën

Vetëm 10 minuta ecje në ditë mund të shtojnë një vit jetë

Funksioni i ri i Google Maps e bën parkimin më të lehtë se kurrë

Jude Bellingham barazon Zidane në golat e Champions League për Real Madrid

Barcelona humb dy sulmues titullar për ndeshjen ndaj Slavia Prague

Histori: Arsenal fiton 7/7 ndeshjet e Champions League për herë të parë

Vinicius Jr siguron të ardhmen te Real Madrid: “Dua të qëndroj këtu për shumë kohë”

Shok për Evertonin: Jack Grealish jashtë për 3 muaj pas frakturës në këmbë

49
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?