Siljanovska: Përfaqësuesit e mi në Këshillin Gjyqësor do të jenë juristë të dëshmuar
Sonte në Strugë ka mbajtur tubim karvani zgjedhor i kandidates për president Gordana Siljanovska-Davkova dhe koalicionit “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, përcjell FLAKA.
“Çfarë mund të bëjë presidenti për gjykatën? Shumë. Aty ka një organ që quhet Këshilli Gjyqësor, por është më shumë një organ partiak apo politik se sa një organ i pavarur gjyqësor që duhet të kujdeset për cilësinë e gjyqtarëve, i cili duhet të shkarkojë gjyqtarët kur ata nuk janë të cilësisë së mirë dhe kur nuk udhëhiqen nga parimi i kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.
Dhe, imagjinoni! E mbani mend me kë ishin lidhur të gjitha skandalet në këtë organ? Për kryetar, për nënkryetar, i pari ishte anëtar i komisionit të LSDM-së, ndërsa i dyti ishte gjithashtu anëtar i BDI-së. Në vend të teatrit të absurdit, në vend që qytetarët të kenë frikë nga i ashtuquajturi Këshilli Gjyqësor, nëse dy përfaqësuesit e kryetarit dhe zv.kryetarit do të ishin në krye në profesionin e avokatisë, në etikën juridike, atëherë njerëzit do ta perceptonin gjykatën si mbrojtës i lirive dhe të drejtave të tyre”, theksoi Siljanovska.
Ajo tha se përfaqësuesit e saj në Këshillin Gjyqësor do të jenë juristët të dësshmuar dhe siç tha ajo personifikimi i ligjit dhe drejtësisë, jo për nga bindja partiake. FLAKA