Afatet e fundit për listat zgjedhore për zgjedhjet parlamentare
KSHZ-ja nesër ose më së voni deri të enjten duhet të përcaktojë listat parlamentare të partive dhe koalicioneve që do të udhëheqin procesin zgjedhor, përcjell FLAKA.
Është duke u bërë inspektim nga institucionet kompetente, përkatësisht Gjykatat Themelore dhe MPB-ja, të cilat do të duhet t’i dorëzojnë konstatimet në lidhje me emrat e shënuar në lista dhe t’ia dorëzojnë KSHZ-së.
KSHZ-ja për momentin nuk mund të informojë zyrtarisht nëse ka emra të kontestuar sepse procedura është në vazhdim e sipër, por pas përcaktimit të listave do të dalin me informacione.
Ajo që dihet është se 17 parti dhe koalicione kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë. 13 prej tyre janë për të gjitha njësitë zgjedhore.
Ata që kanë lista në të gjitha njësitë zgjedhore:
Koalicioni i udhëhequr nga LSDM
Koalicioni i udhëhequr nga VMRO DPMNE
Lëvizja UNË DI – Për Maqedoninë tonë
Partia politike Rodina
Partia e Punës
Me guxim për Maqedoninë – GROM
Epoka maqedonase – sovranistët e tretë
E Majta
Fronti Evropian – BDI
VLEN
Partia politike Demokratët
Partia politike Maqedonia e Bashkuar
Partia politike E djathta e cila udhëhiqej nga Ljupço Palevski Pallço
Partia politike Avaja (Dosta E) ka dorëzuar listat e kandidatëve për njësinë zgjedhore të tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë. Partia Juaj ka paraqitur listat e kandidatëve për njësinë zgjedhore të Parë, të Dytë, të Tretë dhe të Katërt. Alternativa e Re e udhëhequr nga kryetarja e Shkupit Danella Arsovska ka dorëzuar listat e kandidatëve për njësinë e parë, të dytë, të tretë dhe të katërt zgjedhore. Është dorëzuar edhe një listë nga Grupi i zgjedhësve Gjyla Çeliku, i cili do të kërkojë hyrjen në parlament vetëm përmes njësisë së gjashtë zgjedhore.
Këto zgjedhje parlamentare do të jenë të njëmbëdhjetat në vend. Gjashtë zona zgjedhore do të marrin 20 deputetë për përbërjen e re parlamentare. E në këto zgjedhje nuk do të jenë tre deputetë të zgjedhur nga diaspora, sepse në përfaqësitë diplomatike konsullore të Maqedonisë jashtë vendit janë regjistruar për votim jo mjaft votues, qytetarë të Maqedonisë.
Partitë në ditët e kaluara bënë promovimin e bartësve të listave për deputetë dhe të listave, si dhe programet për zgjedhjet parlamentare, të cilat KSHZ-ja do t’i përcaktojë sipas afatit të paraparë. FLAKA

















