Jakimovski: Shteti nuk funksionon, fajtor është LSDM, VMRO dhe BDI

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 20:06

Jakimovski: Shteti nuk funksionon, fajtor është LSDM, VMRO dhe BDI

Kandidati për president të GROM-it, Stevço Jakimovski, sonte në “Intervistë në Shenja” ka sqaruar se pse do të garojë me sloganin “Fuqishëm për Maqedoninë” në zgjedhjet presidenciale.

Jakimovski më tej akuzoi LSDM-në, VMRO-në dhe BDI-në për shkak se 30 vitet e fundit kanë keqpërdorur funskionet publike si dhe nuk janë përmbajtur politika të gabuara.

“Shteti nuk funksionon, Fajtor janë ata LSDM, VMRO dhe BDI-ja. Nëse shteti është mirë, atëherë është mirë prej tyre. Mirëpo nëse punët nuk shkojnë mirë në shtet, ata janë fajtorë. Përgjegjësia është e tyre. Është e qartë se nuk janë përmbajtur nga keqpërdorimi i funksioneve publike, nuk janë përmbajtur nga politika të gabuara. Nuk janë munduar të gjejnë hapësira për popull normal për fëmijë normal”, u shpreh Jakimovski. /SHENJA/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 20:06
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media