Konfuzioni politik i PS për shkak të preferencave personale të deputetëve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 19:44

Konfuzioni politik i PS për shkak të preferencave personale të deputetëve

Nga Mero Baze

Prej dje mbasdite lajmi se Sali Berisha do të shkonte si dëshmitarë në Komisionin hetimor për TIMS, drejtuar nga Salianji pushtoi gjithë median. Madje për tu bërë dhe si një gjyle më e rënd,  shoqërohej me “faktin” se këtë e kishte miratuar dhe Blerina Gjylameti si deputete socialiste.

Në të vërtet lajmi nuk kishte të bënte aq shumë me nevojën për të qenë Sali Berisha dëshmitarë në këtë komision hetimor.

Qëllimi ishte së pari që Berisha të shkonte në zyrat e Kuvendit, dhe të konsiderohej që kishte marrë pjesë në punimet e Kuvendit duke thyer mungesën gjashtë mujore që mund ti rrezikoj mandatin dhe së dyti ti jepej mesazh Gjykatës Apelit që do merrte sot vendimin për masën e sigurisë së Berishës.

Në të dyja rastet krijimi i idesë së një “paqeje” mes socialistëve dhe Berishës, e krijonte klimën për një vendim më pozitiv, dhe nga ana tjetër i jepte një argument të diskutueshme avokatëve të Berishës të interpretojnë faktin nëse i duhet djegur mandati pas gjashtë muajsh apo jo, pasi mund të quhej pjesëmarrje në Kuvend shkuarja në Komision.

E gjithë kjo u bë e qartë kur socialistët sot u shprehën qart që nuk kishin dhënë dakordësinë për pjesëmarrje të Berishës si dëshmitarë pasi mungesa 24 orëshe e një qëndrimi të qartë nga Partia Socialiste mund të krijonte një perceptim të përmbysur të situatës lidhur me një marrëveshje të heshtur mes tyre.

Kjo ngjarje nxjerr në dritë një problem serioz që kanë socialistët për të bërë politikë në nivelin parlamentar, duke ja lënë gjithë aksionin politik Edi Ramës.

Dhe ky nuk është rasti i vetëm. Në disa raste sic ishte ai i marrëveshjes me Gazmend Bardhin apo historia me amnistinë, dukej se socialistët rrezatonin disa ngjyra në qëndrimet e tyre. Fjala vjen Gjiknuri dukej më i lumtur që po e bënte reformën elektorale me Gazmend Bardhin dhe jo me Alibej, për të mos thënë pastaj që Ulsiu Manja dukej se kishte zbuluar  Gazmend Bardhin,  pas miratimit të amnistisë dhe i kërkonte Alibej të merrte shembull nga ai si bashkëpunohej me socialistët.

Kjo qasja emocionale dhe pazaret e vogla ndonjëherë dhe proceduriale, krijojnë një lloj konfuzioni politik rreth asaj se kush janë të preferuarit e socialistëve në opozitë.

Natyrisht që nuk ka ndonjë recetë se me kë mund të bien në dashuri deputet të veçantë socialistë, por ka dhe duhet të ketë një vijë qëndrimi politik rreth bashkëpunimit me partinë e “non grata” dhe ajo vijë nuk duhet shkelur, pavarësisht se mund të të pëlqej Gazmend Bardhi, se mund ta kesh inat Alibej se nuk të flet në kafe, apo se nuk të duket djalë i keq Shkëlzeni kur të bën ndonjë pagesë tek biznesi familjar.

Politika e një partie të madhe në pushtet, nuk është çështje preferencash personale. Ajo ka përgjegjësinë e partisë në pushtet dhe për më tepër në një betejë me elementët antiperëndimorë të Shqipërisë, ajo ka dhe detyrimin të mos ta relativzoj vijën e kuqe të mosbashkëpunimit me ta, për asnjë arsye.

73
SONDAZHI JAVOR

A duhet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 19:44

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Nga Dialogu Strategjik i Bujar Osmanit me SHBA te pezullimi i vizave. Ku përfundoi diplomacia e Maqedonisë?

Trupa evropiane zbarkojnë në Groenlandë pas dështimit të bisedimeve SHBA–Danimarkë–Grenlandë

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët jep dorëheqje kolektive në prag të Kuvendit dhe Kongresit

VLEN: Strategjia 2025–2030 e ministrit Durmishi, mbështetje konkrete për sipërmarrësit vendorë

Partia e Arjanit Hoxhës drejt shkrirjes në BDI, procesit pritet t’i bashkohet edhe Lëvizja Populli

Lodhja e tepërt? Pesë gjendje mjekësore që mund ta shkaktojnë

Uji, ilaçi më i mirë për infeksionet urinare tek gratë

Vaji i ullirit: Sekreti i humbjes së peshës dhe shëndetit të zemrës

Barrot: Siguria e Arktikut është e pandashme nga siguria evropiane

Rey Manaj përfundon aventurën te Sharjah FC, pritet transferimi në Kinë

Bukayo Saka: “Arsenal është ekipi më i madh i Londrës”

Real Madrid: Lojtarët fajtorë, vendime të mëdha priten këtë verë

Real Madrid dërgon mesazh të fortë lojtarëve pas largimit të Xabi Alonso

Andy Robertson: Dëshira për të qëndruar te Liverpool, por e ardhmja mbetet e paqartë

Richarlison dëmtohet dhe do të mungojë deri në 2 muaj

Bllokohet rruga Dragash–Shishtavec pas shkëputjes së masivit shkëmbor

6 përfitime shëndetësore të patateve të ëmbla që duhet t’i dini

Tusk: Polonia nuk do të dërgojë ushtarë në Grenlandë

Përleshje fizike në një avion në Shkup: dy persona të lënduar

33 faqe të paligjshme të lojërave të fatit bllokohen nga Ministria Digjitale

73
SONDAZHI JAVOR

A duhet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?