Kostoja e jetesës në muajin mars më e lartë për 4.0% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 21:14

Kostoja e jetesës në muajin mars më e lartë për 4.0% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar

Kostoja e jetesës në mars të këtij viti, krahasuar me marsin e vitit të kaluar, shënoi rritje prej 4,0%, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë prej 3,8%, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave, përcjell FLAKA.

Inflacioni i matur nëpërmjet indeksit të kostos së jetesës në mars 2024, krahasuar me muajin paraardhës, është 0.9%.

Rritja e inflacionit në mars 2024, krahasuar me shkurtin 2024, është rezultat i rritjes së kostos së jetesës në grupet e mëposhtme: transport me 3.1%, ushqime dhe pije joalkoolike me 1.3%, mallra dhe shërbime të ndryshme me 0.6%. rekreacioni dhe kultura, restorantet dhe hotelet me 0,5%, veshjet dhe këpucët me 0,2%, pijet alkoolike, duhani, banesat, uji, rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera, shëndetësia dhe komunikimet me 0,1%.

Në muajin mars 2024, krahasuar me shkurtin 2024, në grupin e mobiljeve, amvisërive dhe mirëmbajtjes shtëpiake është shënuar rënie e kostos së jetesës me 0.1%.

Kostoja e jetesës në grupin e arsimit mbetet në të njëjtin nivel me muajin e kaluar.

Çmimet me pakicë në muajin mars krahasuar me shkurtin 2024 janë rritur me një për qind. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 21:14