Qytetarët bëhen gati për festën e Bajramit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 18:49

Qytetarët bëhen gati për festën e Bajramit

Në ditën e 30-të të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët muslimanë po përgatiten për festën e Fitër Bajramit. Në deklaratat e tyre për Televizionin Shenja, ata thonë se janë duke u marrë me pregatitjet e fundit.

Qytetari

“Normal që kemi më shumë punë, tash e presim edhe bajramin për t’u shitur edhe bakllava ose kadaifi. Ditëve tjera është mesatare ama tash është mas shumti. Pa bakllavë, Bajram nuk ka. E kam than edhe ma herët edhe prap e them pa bakllavë Bajram nuk ka, bakllava është mbi të gjitha”.

Ndërkohë, një qytetar pret festën me plot gëzim dhe pozitivitet, madje duke u lutur që gjatë këtyre ditëve të na ishin pranuar lutjet dhe veprat e mira. Ai thekson se ëmbëlsirat ka tradicionale, si ajo e bakllavës.

Qytetari  

“E presim me gëzim, me qef t’mirë, inshaallah na pranohen, ajo është puna, ëmbëlsira bakllava gjithçka tradicionale”.

Përderisa festa pritet me plot gëzim, tek disa vërehen edhe problemet e financave, pa marrë parasysh se dëshira për të festuar mbetet e njejtë .

Qytetari

“Sa po mujm, me pas duhet me harxhu ma shumë ama thjesht pensioner pak si dihet, po s’ke çka me thanë, kur s’ka, s’ka, ama kur ka, ka”.

Festa e Bajramit ka ndikuar pozitivisht edhe për shitësit. Ata thonë  se vërehet qartë se ka më shumë punë. Duke marrë parasysh se bakllava është ëmbëlsira simbol i festës së Bajramit, ku të gjithë shërbejnë një të tillë, pronarët e shitoreve thonë se po presin për të shitur edhe më shumë, në veçanti bakllavë.   /SHENJA/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 18:49