Siljanovska nga Koçani: Do t’i shqyrtoj statuset e të gjithë ambasadorëve jashtë vendit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 18:32

Siljanovska nga Koçani: Do t’i shqyrtoj statuset e të gjithë ambasadorëve jashtë vendit

Kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja, Gordana Siljanovska Davkovka fushatën presidenciale e ka vazhduar me qytetarët e Koçanit, shkruan Alsat.

Para tyre Davkova tha se përveç sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, prioritet i mandatit të saj do të jetë edhe shqyrtimi i ambasadorëve që përfaqësojnë vendin jashtë shtetit.

“Do t’i shqyrtoj statuset e të gjithë ambasadorëve jashtë vendit. Në mesin e tyre kara edhe nga ata me dinjitet dhe që kanë bërë karrierë dhe me përgjegjësi e mbrojnë imazhin dhe krenarinë e Maqedonisë, ndërsa ka edhe nga ata që na turpërojnë. Është koha e fundit që vetëm më të mirët të shkojnë jashtë vendit”, tha Gordana Siljanovska Davkovka, Kandidate për presidente./ Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 18:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media