Sektori për Punë të Brendshme -Tetovë, njofton se ka privuar nga liria 53 vjeçarin B.E. nga Tetova. Gjatë bastisjes në banesën e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar një shumë të konsiderueshme të parave për të cilat dyshohet se burojnë nga një vjedhje e rëndë.
“Më datë 04.08.2024 në ora 21:50 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personin B.E.(53) nga Tetova. Gjatë bastisjes në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur një sasi e madhe parash, e cila dyshohet se është nga “vjedhja e rëndë” e kryer më datë 02.01.2024 në shtëpinë e A.S.(31) nga Tetova. Ai është ndaluar në Komisariat për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të plotë të rastit dhe ndaj tij do të përgatitet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
9 Prill, 2024 18:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.