Burime diplomatike greke për ANA-MPA: Marrëveshja e Prespës nuk mund të ndryshohet në mënyrë të njëanshme

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 18:13

Burime diplomatike greke për ANA-MPA: Marrëveshja e Prespës nuk mund të ndryshohet në mënyrë të njëanshme

Nevoja për zbatim konsekuent të Marrëveshjes së Prespës, por edhe qëndrimi se ajo nuk është vetëm obligim për vendin, por edhe se nuk mund të ndryshohet në mënyrë të njëanshme, i theksuan burimet diplomatike greke, transmeton agjencia shtetërore ANA-MPA, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Burime diplomatike komentuan të gjitha çështjet aktuale të politikës së jashtme greke, përkatësisht hapat e ardhshëm në marrëdhëniet me Turqinë, marrëdhëniet me Kosovën, por edhe me vendin tonë.

Sa i përket Maqedonisë së Veriut, të njëjtat burime bënë me dije se duhet të ketë zbatim besnik të Marrëveshjes së Prespës, ndërsa për memorandumet që ende nuk janë ratifikuar në Kuvendin e Greqisë, ata thanë se do të ratifikohen nëse pala tjetër respekton të gjitha hapat.

158
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

“Burimet diplomatike bënë me dije se Greqia ndjek me vëmendje zhvillimet politike, ku zgjedhjet kombëtare duhet të mbahen në maj. Lidhur me deklaratat e kreut të opozitës zyrtare se vendi nuk do të quhet “Maqedonia e Veriut”, theksohet se “logjika e Marrëveshjes së Prespës nuk është vetëm obligim për shtetin, por edhe nuk mund të ndryshohet në mënyrë të njëanshme dhe mbizotëron mbi çdo dispozitë tjetër”, shkruan ANA-MPA.

Në lidhje me marrëdhëniet greko-turke, të njëjtat burime bënë me dije se më 22 prill në Athinë do të zhvillohet raundi i ri i bisedimeve për masat e ndërtimit të besimit dhe katër ditë më vonë në Stamboll të dy delegacionet do të diskutojnë për bashkëpunimin, përkatësisht të ashtuquajturën agjendë pozitive.

Sa i përket çështjes me Kosovën, thanë se “nuk ka dhe nuk ka asnjë qëllim për të ndryshuar qëndrimin” e Greqisë.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 18:13

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
158
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?