Bytyqi: Hekurudhën do ta bëjmë evropiane dhe moderne, punëtorët në hekurudha të mos kenë frikë për vendet e tyre të punës

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 18:15

Bytyqi: Hekurudhën do ta bëjmë evropiane dhe moderne, punëtorët në hekurudha të mos kenë frikë për vendet e tyre të punës

Së bashku do ta transformojmë Hekurudhën dhe do ta bëjmë evropiane dhe moderne. Me liberalizimin hapëm një kapitull të ri në hekurudhë dhe krijuam mundësi të reja, por nuk keni pse të shqetësoheni për vendet tuaja të punës, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi në ceremoninë e mbajtur sot me rastin e 151 vjetorit të themelimit të Hekurudhave të Maqedonisë.

Bytyqi tha se liberalizimi do të thotë edhe më shumë para për modernizimin e hekurudhave, për zgjerimin e rrjetit hekurudhor, gjegjësisht rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit të komunikacionit hekurudhor në vend.

“Ne nuk duhet ta shikojmë liberalizimin me frikë, por ta pranojmë si mundësi për ta shfrytëzuar vendndodhjen tonë strategjike”, tha Bytyqi.

Ai përmendi afërsinë dhe lidhjen me portin e Pireut, si një nga qendrat më të mëdha të transportit në Evropën Juglindore dhe një pikë hyrje transporti për të gjithë Evropën.

Sipas drejtorit të NP për infrastrukturën hekurudhore Zoran Trifunovski, hekurudha mbetet shtytësi kryesor për transport dhe zhvillim, prandaj fokusi është në investime, për ndërtimin e pjesës lindore të Korridorit 8, ku janë duke u ndërtuar dy seksionet e para, ndërsa për të tretën, siç tha, së shpejti do të zgjidhet një kontraktor.

Lidhjen me Bullgarinë e planifikojmë me anëtarësim në BE deri në vitin 2030, theksoi Trifunovski, duke theksuar se është duke u përgatitur dokumentacioni për ndërtimin e pjesës perëndimore hekurudhore të Korridorit 8 si dhe dokumentacionin e projektit për remontin e Korridorit 10.

Si projekt kyç  në ceremoninë u theksuar edhe projekti për lidhjen tonë me hekurudhën rajonale të shpejtësisë së lartë.

Liberalizimi në Hekurudhë ka filluar zyrtarisht dhe ligjërisht në fillim të vitit, në qarkullimin e mallrave.

Ceremonia në stacionin hekurudhor filloi me një projeksion të zhvillimit të stacionit hekurudhor, pas së cilës u shfaq një shfaqje teatrore dhe një program muzikor me performancën e studentëve. Pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë Muzeun e Hekurudhave.

73
SONDAZHI JAVOR

A duhet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 18:15

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Nga Dialogu Strategjik i Bujar Osmanit me SHBA te pezullimi i vizave. Ku përfundoi diplomacia e Maqedonisë?

Trupa evropiane zbarkojnë në Groenlandë pas dështimit të bisedimeve SHBA–Danimarkë–Grenlandë

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët jep dorëheqje kolektive në prag të Kuvendit dhe Kongresit

VLEN: Strategjia 2025–2030 e ministrit Durmishi, mbështetje konkrete për sipërmarrësit vendorë

Partia e Arjanit Hoxhës drejt shkrirjes në BDI, procesit pritet t’i bashkohet edhe Lëvizja Populli

Lodhja e tepërt? Pesë gjendje mjekësore që mund ta shkaktojnë

Uji, ilaçi më i mirë për infeksionet urinare tek gratë

Vaji i ullirit: Sekreti i humbjes së peshës dhe shëndetit të zemrës

Barrot: Siguria e Arktikut është e pandashme nga siguria evropiane

Rey Manaj përfundon aventurën te Sharjah FC, pritet transferimi në Kinë

Bukayo Saka: “Arsenal është ekipi më i madh i Londrës”

Real Madrid: Lojtarët fajtorë, vendime të mëdha priten këtë verë

Real Madrid dërgon mesazh të fortë lojtarëve pas largimit të Xabi Alonso

Andy Robertson: Dëshira për të qëndruar te Liverpool, por e ardhmja mbetet e paqartë

Richarlison dëmtohet dhe do të mungojë deri në 2 muaj

Bllokohet rruga Dragash–Shishtavec pas shkëputjes së masivit shkëmbor

6 përfitime shëndetësore të patateve të ëmbla që duhet t’i dini

Tusk: Polonia nuk do të dërgojë ushtarë në Grenlandë

Përleshje fizike në një avion në Shkup: dy persona të lënduar

33 faqe të paligjshme të lojërave të fatit bllokohen nga Ministria Digjitale

73
SONDAZHI JAVOR

A duhet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?