E rëndë në Pogradec/ Gjendet një trup i dekompozuar

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 9 Prill, 2024 07:08

E rëndë në Pogradec/ Gjendet një trup i dekompozuar

Mëngjesin e sotëm, në fshatin Kalivaç të Pogradecit, është gjetur trupi i pajetë (i dekompozuar) i shtetasit D. H., rreth 46-vjeç.

Sipas informacioneve policore, ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij, para 4 muajsh.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 09.04.2024, rreth orës 07:45, në fshatin Kalivaç, është gjetur trupi i pajetë (i dekompozuar) i shtetasit D. H., rreth 46 vjeç, banues në Kalivaç. Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij, para 4 muajsh, dhe nga deklarimet e familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 9 Prill, 2024 07:08