Graham Potter refuzon gjigantin evropian

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 9 Prill, 2024 07:29

Graham Potter refuzon gjigantin evropian

Që nga koha kur u shkarkua nga Chelsea më tre prill të vitit të kaluar, Graham Potter më nuk ka drejtuar ndonjë skuadër.

Emri i tij u lidh gjatë kësaj kohe me disa skuadra, por që mbeten vetëm në formë spekulimesh.

E tash, thuhet se Potter e ka refuzuar mundësinë për t’u bërë trajneri i ri i Ajax-it.

48 vjeç kishte qenë në bisedime me klubin e Amsterdamit për një rikthim në menaxhim.

Ajax u mposht me rezultat 6-0 në derbin e javës nga Feyenoord duke u futur në krizë edhe më të thellë të rezultateve. Humbja erdhi disa ditë pasi Ajax pezulloi CEO-n e tyre të ri Alex Kroes.

Potter është parë nga drejtuesit e Ajax si njeriu kryesor që do rikthente në rrugën e rezultateve pozitive, por që anglezi ka refuzuar ofertën.

Trajneri aktual i holandezëve do të largohet nga drejtimi i skuadrës në fund të sezonit.

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 9 Prill, 2024 07:29