Grubi: Tezat e VMRO-DPMNE-së se Ahmeti është pronar i shtetit janë të pasakta
“Tezat e VMRO-DPMNE-së se Ali Ahmeti është pronari i shtetit, se Maqedonia është pronë e tij dhe maqedonasit janë qytetarë të dorës së dytë janë të pasakta”.
Kështu ka thënë nënkryetari i BDI-së, Artan Grubi në podkastin “Politikanët”, përcjell FLAKA.
Ai foli edhe për idenë për të shkuar ndaras nga LSDM në zgjedhjet e ardhshme.
“Tezat e VMRO-DPMNE-së se BDI dikton dhe se maqedonasit janë qytetarë të rendit të dytë janë të pasakta. Ne vetë filluam të formojmë një front evropian. Ne kemi kaluar muaj me elektoratin tonë duke i përgatitur ata për një front të ri evropian pa LSDM-në pasi ata janë tërhequr. Pastaj sondazhet e tjera treguan se LSDM dhe BDI së bashku do t’i fitonin zgjedhjet, por ishte vonë për të bërë koalicion parazgjedhor”, tha Grubi.
Grubi thotë se edhe BDI edhe LSDM kanë qenë parti shtetformuese dhe se bashku kanë ndërmarrë hapat më të rëndësishëm për mirëqenien e shtetit.
“Ne kemi bërë gjithçka që është e mirë për shtetin bashkë me LSDM-në – jemi parti shtetformuese. Përsa i përket çështjeve strategjike kemi qenë gjithmonë në rrugën e duhur”, tha Grubi. FLAKA