Pamjet bëhen virale – fansat vënë re një detaj te Ricky Martin në koncertin e Madonnas

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 19:23

Pamjet bëhen virale – fansat vënë re një detaj te Ricky Martin në koncertin e Madonnas

Fansat janë të bindur se Ricky Martin u eksitua ndërsa bëri një kërcim në turneun “Celebration” të Madonna-s në Miami gjatë fundjavës.

Këngëtari i hitit “Livin’ La Vida Loca” u ftua në skenë gjatë interpretimit të “Vogue” nga Mbretëresha e Pop-it.

Teksa ishte ulur në një karrige argjendi pranë Madonnas, 65 vjeç, këngëtari portorikan, 52 vjeç, mori një surprizë nga balerinët meshkuj dhe femra, të cilët zbritën me nxitim në skenë për t’i dhënë një kërcim në prehër.

Foto: Instagram

Lëvizjet e bujshme nga kërcimtarët dhe fryrja e madhe në pantallonat e Martinit, i shtynë fansat të pyesin nëse ai u eksitua.

“A ishte dikush që po emocionohej pak”, shkroi një fans në X nën një video që shfaq momentin e zjarrtë.

Lexo po ashtuNuk ishte në dijeni – Madonna padashje i kërkon një fansi në karrige me rrota që të ngrihet në këmbë

“O Zot i madh, çfarë pashë”, shënoi një tjetër.

Foto: X

Ylli i “The Material Girl” ka sjellë një mori të famshëm në skenë duke përfshirë: Kelly Ripa, Cardi B, Julia Garner dhe Ali Ëong.
Madonna, e cila filloi turneun e saj në tetor 2023 pasi e shtyu atë për shkak të një problemi shëndetësor gjatë verës, ka marrë disa ankesa nga fansat për sjelljen e saj në koncerte.

Në janar, fituesja shtatë herë e ‘Grammy’ u padit nga pjesëmarrësit e koncerteve për “reklamim të rremë” pasi ajo filloi koncertin e saj në Brooklyn në Barclays Center në dhjetor me dy orë vonesë.

Ajo gjithashtu u bë virale muajin e kaluar pasi kërkoi që një fanse në karrige me rrota të ngrihej në këmbë ndërsa ajo performonte. /Telegrafi/

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 19:23