Sa qytetarët e shfrytëzojnë trenin si mjetë për transport?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 18:01

Sa qytetarët e shfrytëzojnë trenin si mjetë për transport?

“Sot shënohet 151 vjetori i hekurudhave të Maqedonisë, ndërsa ky tren që vjen prapa meje do të merr vetëm dy a tre udhëtarë të cilët sot kanë zgjedhur të udhëtojnë me tren”, raporton Avni Tahiri, gazetar.

Dy të moshuara kishin ardhur nga Velesi për në Shkup me tren në ora 6 të mëngjesit, ndërsa ishin ndër udhëtarët e rrallë që ishin ulur në stolat e stacionit hekurudhor.

“Nuk është si më parë, më parë kishte më shumë trena ndërsa tani janë vetëm një apo dy trena. Më herët kishte edhe njerëz e tani nuk ka, nga Velesi për këtu nuk ka, vetëm në ora 6:00 në mëngjes dhe aq. “Nuk ka udhëtarë, nuk ka trena, unë kam udhëtuar për në Shkup rregullisht dhe kishte shumë njerëz e tani 4 apo 5 njerëz a ka”, u shpreh një qytetare.

129
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

“Si më herët nuk mund të jetë asnjëherë sepse nuk ka aq trena, gjysma e stacioneve të hekurudhës janë ndërprerë. Sot festojmë 151 vjetorin. Po e di, kur festonim para 100 vitesh atëherë ishte më mirë tani kjo është dhe është katastrofë”, tha një qytetar.

“A udhëtoni shpesh me tren? Po. Dhe si është? Mirë. Nuk është si më herët por tani për tani është mirë. Trenat janë të rrallë por ajo është dhe e shoh që edhe njerëz nuk ka, jo si më herët të ketë rrëmujë, më i rrallë është treni por mirë është. Më lër të te ndihmoj. (CLIP0068) Nga cili qytet udhëtoni? Bileta a është lirë a shtrenjtë, në krahasim me autobusët është shumë më e lirë, 180 denarë kthyese, deklaroi një qytetare.

Edhe përkundër ekzistimit të infrastrukturës hekurudhore, linjat ndërqytete janë të pakta, ndërsa në shumë vende as që lëvizin trenat. Ndërkohë shkaku edhe i mosarritjes në kohë të trenave shumë qytetarë shmangin udhëtimin hekurudhor. /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 18:01

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
129
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?