39 vjet nga vdekja e rapsodit Dervish Shaqa

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 06:35

39 vjet nga vdekja e rapsodit Dervish Shaqa

Sot mbushen 39 vjet nga vdekja e rapsodit të njohur Dervish Shaqa.

Ai u lind në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912 dhe vdiq më 11 prill 1985.

Devish Shaqa deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit iu desh të lëshonte Kosovën për shkak të përndjekjes nga aksioni i njohur “mbledhja e armëve” që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve.

Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdoi shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që për të ishte e vetmja mënyrë e shprehjes së dhimbjes që kishte për familjen dhe vendlindjen që për të ishin të ndaluara. Këtë e shpreh në këngën “Kur ta ktheva Kosovë shpinën, e lame borë e gjetëm dimën…”

Dervish Shaqa në Shqipëri e vazhdoi traditën e këndimit të historisë së vendlindjes së tij. Në vargjet e këngëve të tij të përcjella me çifteli përshkruhen kullat e gurta të Dukagjinit, figurave kombëtare, patrioteve te devotshëm, trimave, luftëtarëve të atdheut…

Në Rashbull, Dervish Shaqa arrin të themelojë e të udhëheqë grupin e rapsodit. Po me këtë grup në vitin 1968 prezantohet për herë të parë në Festivalin e Folklorit Kombëtar ne Gjirokastër. Qe nga kjo kohë së bashku me kolegun e tij rapsodin Demush Neziri prezantojnë një varg këngësh të cilat për disa gjenerata ende janë të njohura si “Çjanë këto gjamë që i bjen era”, “Prej Prokuplje deri nNish”, “Moj e mira porsi bora”, këngët për Azem dhe Shote Galicën, Nak Berishën e shumë të tjera.

Pjesa më e madhe e regjistrimeve muzikore të bëra nga Dervish Shaqa dhe kolegu i tij gjenden në arkivin e Radio Tiranës.

Përpos këngëve popullore dhe të përpunuar nga ai vetë, për Dervish Shaqën ka kompozuar edhe kompozitori Tish Daija si këngën “Festë të madhe ka sot Shqipëria” që për disa vite ka dominuar në përsëritjen e saj në Radio Stacionin e Tiranës.

Populli ku ai kalojë pjesën më të madhe të jetës së tij e mban mend si këngëtar të lindur që këndon për këngën dhe jo për para.

659
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 06:35

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Çfarë zbuluam pas 7 vazhdimeve të dossier-it Epsein?

FLAKA DOSSIER EPSTEIN – Kronika e një imuniteti elitar | Pjesa 7

Kosi, një “armë” natyrale për shëndetin: Mbrojtje nga diabeti, depresioni dhe yndyrat

Frenkie De Jong reagon për golin e anuluar të Cubarsit: “Skandal i pastër”

Carlo Ancelotti drejt rinovimit me Brazilin për 4 vite të tjera

Zakone të këqija në punë që rrezikojnë shëndetin tuaj

Një orë më pak TV, mbi 40% ulje e rrezikut për depresion

Kujdesi për fytyrën: Gabimet që mund të dëmtojnë lëkurën tuaj

Kujdes me vajin e ullirit: Si të ruani shijen dhe vlerat ushqimore

Cristiano Ronaldo rikthehet te Al Nassr, gati për ndeshjen ndaj Al Fateh

Zyrtare: Igor Tudor trajner i ri i Tottenham deri në fund të sezonit

Flick “shpërtheu” në stërvitjen e sotme pas humbjes 4-0 ndaj Atlético-s

Lëndohet 25-vjeçari nga Gradeci në vendin e punës, përfundon në Spitalin e Gostivarit

Zelensky prezanton dronin e parë Ukrainë–Gjermani në Mynih

Merz: BE-ja ka zvarritur zgjerimin, Ballkani Perëndimor i përket familjes evropiane

10 shoferë të arrestuar në aksion policor në mbarë vendin

Macron: Ende nuk ka kushte për dialog me Putinin, Evropa duhet të unifikojë objektivat

Prof. Dr. sc.Zehra Hajrullai Musliu, fituese e çmimit të sivjetëm të dhënë nga Rrjeti i grave në Shkencë të RMV

Maguire rikthehet si shtyllë te Manchester United, klubi shqyrton rinovimin e kontratës

Sylvinho: Fokus te Polonia, Liga e Kombeve është një garë e vështirë

659
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<