Bizneset vuajnë për punëtorë!

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 17:33 Përditësuar

Bizneset vuajnë për punëtorë!

Në takimet të shumta që kanë shoqatat të sektorëve të lartpërmendura, rrugëdalja shihet në rritjen e pagave mujore dhe dhënien e kushteve më të mira për punëtorët

Si asnjëherë deri tani në Dibër ka munguar krahu i punës. Migrimi masiv është duke lënë pasoja të mëdha edhe atë në drejtim të plakjes së popullatës por edhe mungesë të punëtorëve, situata është shqetësuese dhe problemi thellohet nga dita në ditë. Pronarët e bizneseve në Dibër dhe rajon thonë se kjo dukuri shkakton probleme në punët e bizneseve. Të rinjtë nga dita në ditë janë më pak, dhe biznesmenët thonë se nëse situata vazhdon në këtë drejtim do ta kenë rëndë sigurimin e krahut të punës.

Në shoqatën e pensionistëve në Dibër kohëve të fundit veçmë po bisedohet për problemet që ka mosha e tretë. Është një numër shumë i madh i dibranëve të cilët jetojnë të vetmuar meqë fëmijët e tyre tanimë janë në punë dhe jetojnë në shtete të Evropës dhe në SHBA. Pikërisht ky problem shkakton nevojën që në Dibër të rritet numri i personave që në nëpërmjet projekteve të Qeverisë të kujdesen për pleqtë apo të ndërtohet një Azil për pleq. Ka projekte nga shoqatat humanitare për interesimin për përkujdesjen për pleq por edhe ata nuk kënaqin nevojat e moshës së tretë. Në momente kur qyteti “plaket”, një shqetësim të madh me të drejtë kanë edhe pronarët të objekteve prodhuese dhe shërbyese. Problemi qëndron tek sigurimi i punëtorëve për realizimin të aktiviteteve ekonomike. Mungesa e krahut të punës shpesh herë debatohet në shoqatën e zejtarëve të Dibrës por edhe në Odat ekonomike që veprojnë në Dibër dhe rajon. Duke filluar nga objektet shërbyese siç janë kafeteritë, restorantet, hotelet, dhe duke vazhduar tek rrjeti tregtar, sot është qartë se mungojnë shumë punëtor. Në prag të sezonit veror kur në këtë sektor ka rritje të punës, me të drejt pronarët kërkojnë të sigurojnë krahun e punës.

Nga ana tjetër, krahu i punës mungon edhe në sferën e ndërtimtarisë, bujqësisë, blegtorisë etj. Në bisedën që patëm me udhëheqës të ndërmarrjeve ndërtimore në Dibër u informuam se mungojnë shumë punëtorë dhe si pasojë e mungesës në ndërtimin e objekteve ka një vonesë të afateve. E njëjta ndodh edhe me sferën e blegtorisë dhe bujqësisë. Faktikisht sipas përfaqësuesve të shoqatës të blegtorëve dhe bujqve është përgjysmuar numri i punëtorëve në këto sfera. Kjo drejtpërdrejt ndikon negativisht në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë kurse sa i takon ndërtimtarisë shpesh herë investitorët thonë se kanë dëme të mëdha meqë nuk respektohen afatet për ndërtimin e objekteve.

Në një situatë të këtillë kur punëtorët mungojnë në të gjithë sferat, investitorët dhe punëdhënësit janë të detyruar të angazhojnë punëtor jo vetëm nga komunat rurale për rreth Dibrës, por edhe nga viset kufitare të Shqipërisë. Sot në Dibër në shumë restorante, kafeteri dhe shitore mund të takohen të rinj nga Shqipëria të cilët janë të angazhuar si punëtor. Poashtu një prezencë të theksuar të shtetasve shqiptarë por edhe punëtorëve nga komunat rreth Dibrës, ka në sferën e ndërtimtarisë. Bëhet fjalë për punëtorë kryesisht sezonal nga fshatrat kufitare të Shqipërisë të cilët janë të njohur si mjeshtër të ndërtimtarisë. Shumë rëndë sot gjenden shtetas shqiptar në sferën e blegtorisë dhe bujqësisë. Vite më parë në këto sfera numri ishte më i madh i barinjve dhe mjeshtërve të cilët përgatitnin djathin e bardhë, por sot ata janë jashtë shtetit të Shqipërisë kryesisht në Greqi dhe Itali. Në takimet të shumta që kanë shoqatat të sektorëve të lartpërmendura, rrugëdalja shihet në rritjen e pagave mujore dhe dhënien e kushteve më të mira për punëtorët. (koha.mk)

659
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 17:33 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Çfarë zbuluam pas 7 vazhdimeve të dossier-it Epsein?

FLAKA DOSSIER EPSTEIN – Kronika e një imuniteti elitar | Pjesa 7

Kosi, një “armë” natyrale për shëndetin: Mbrojtje nga diabeti, depresioni dhe yndyrat

Frenkie De Jong reagon për golin e anuluar të Cubarsit: “Skandal i pastër”

Carlo Ancelotti drejt rinovimit me Brazilin për 4 vite të tjera

Zakone të këqija në punë që rrezikojnë shëndetin tuaj

Një orë më pak TV, mbi 40% ulje e rrezikut për depresion

Kujdesi për fytyrën: Gabimet që mund të dëmtojnë lëkurën tuaj

Kujdes me vajin e ullirit: Si të ruani shijen dhe vlerat ushqimore

Cristiano Ronaldo rikthehet te Al Nassr, gati për ndeshjen ndaj Al Fateh

Zyrtare: Igor Tudor trajner i ri i Tottenham deri në fund të sezonit

Flick “shpërtheu” në stërvitjen e sotme pas humbjes 4-0 ndaj Atlético-s

Lëndohet 25-vjeçari nga Gradeci në vendin e punës, përfundon në Spitalin e Gostivarit

Zelensky prezanton dronin e parë Ukrainë–Gjermani në Mynih

Merz: BE-ja ka zvarritur zgjerimin, Ballkani Perëndimor i përket familjes evropiane

10 shoferë të arrestuar në aksion policor në mbarë vendin

Macron: Ende nuk ka kushte për dialog me Putinin, Evropa duhet të unifikojë objektivat

Prof. Dr. sc.Zehra Hajrullai Musliu, fituese e çmimit të sivjetëm të dhënë nga Rrjeti i grave në Shkencë të RMV

Maguire rikthehet si shtyllë te Manchester United, klubi shqyrton rinovimin e kontratës

Sylvinho: Fokus te Polonia, Liga e Kombeve është një garë e vështirë

659
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

  • Provimi i jurisprudencës dhe gjuha shqipe – një test për ligjin dhe përgjegjësinë institucionale

<