Fushatë presidenciale si fushatë parlamentare!

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 17:29

Fushatë presidenciale si fushatë parlamentare!

Analistët vlerësojnë se retorika e tyre si dhe zotimet shkojnë në favor të fushatës për zgjedhjet parlamentare. “Për të qenë më konkret ata të cilët mbase vërtetë mundë të zhvillojnë një fushatë presidenciale janë VMRO-DPMNE dhe LSDM. Pasi që objektivisht, vetëm kandidatët e tyre mundë të kalojnë në raundin e dytë, të gjithë kandidatët e tjerë faktikisht ndihmojnë partitë apo koaliconet e tyre për zgjedhjet parlamentare”, thonë ata

Fushata presidenciale po intensifikohet gjithnjë e më shumë, sidomos në kampion politik shqiptar. Shumica e analistëve besojnë se vetëm te kampi politik maqedonas po zhvillohet fushatë presidenciale, ndërsa te ajo shqiptare meqenëse kandidatët e dinë se nuk mund të kalojnë në raundin e dytë, më shumë po zhvillojnë fushatë parlamentare.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, qartazi është kandidat për president, Kryeministër, Kryeparlamentar dhe Prokuror shtetëror, Tha kandidati presidencial I LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, duke i bërë thirrje liderit të opozitës për duel televiziv. “Isha i pari që propozova master debatin, që të shtatët të përballemi para mediave. Por, u refuzova nga opozita. Sonte dua të propozoj të kemi një duel të vërtetë dhe real. Propozoj që të dalim në duel me Mickoskin, për shkak se është e qartë se ai është kandidati për president. Zonjën Siljanovska nuk e shohim ku është”, tha Pendarovski.

Me LSDM-në në pushtet, Maqedonia u bë shteti i rasteve sociale. Ishte ky mesazhi i kandidates presidenciale të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova nga mitingu në Gjorçe Petrov. “Më ndihmoni që t`u dëshmoj se ka variante më të mira. Se këtu ka njerëz që përveç se dijnë dhe besojnë janë të gatshëm të sakrifikojnë. Turp është të mendojmë se krimi dhe korrupsioni janë dukuri natyrore. Jo! Ata janë katastrofë, janë si epidemi, fatkeqësi natyrore. Duhet të bëjmë diçka që t`i largojmë”, tha Siljanovska.

Karvani i kandidatit presidencial, Maksim Dimitrievskit, nga Lëvizja “Znam” ka vizituar rajonin e Pollogut.

Gjatë një fjalimi në Tetovë, Dimitrievski, tha se presidentët e deritashëm kanë qenë besnik ndaj partive që i kanë nominuar e jo ndaj qytetarëve. Kjo, sipas tij, duhet të ndryshohet.

“Erdhën kohë të pakohë në Maqedoni, 30 vite e njëjta gjë. Vjen njëri, shkon tjetri nga 4 apo 8 vite.Fakt është se jemi para një akti historik. Qytetarët ndoshta duan të ndryshojë kjo situatë. Gjatë historisë, asnjë president I këtij shteti, me përjashtim të disa individëve, nuk i thanë JO subjekteve politike. Maqedonia meriton president për qytetarët”, tha Dimitrievski.

Kandidatja presidenciale e të Majtës Biljana Vankovska, ka qëndruar në Negotinë. Gjatë një prononcimi për mediat ka deklaruar se punëtorët e ndërmarrjeve të falimentuara dhe vreshtarët janë duke luftuar për ndryshime. “Natyra ka dhuruar për rajonin e Tikveshit, por jo edhe pushteti që ka fshirë cdo shpresë të popullit punëdashës të Negotinës. Shkatërimi tendencioz i kapaciteteve të fabrikave, krijoi hapësirë për prosperimin e oligarkëve lokal. Në këtë mjedis, punëtorëve u mbetet vetëm të luftojnë me inat kundër trajtimin nënçmues të eksploatorëve”, tha Vankovska.

Kandidati presidencial I koalicionit që udhëhiqet nga partia “Grom”, Stevço Jakimovski, ka qëndruar në rajonin e Kavadarit. Ai është zotuar se do t`i mbrojë bujqit e këtij rajoni. “Do të angazhohem për hapjen e tregjeve të reja, duke marrë parasysh se me luftën në Ukrainë, bujqit e Maqedonisë kanë humbur tregun bjellorus dhe rus, por shihet qartë se as Qeveria e as presidenti nuk janë të interesuar se ku mund të plasohen produktet bujqësore”, tha Jakimovski.

Ndërkaq, kandidati për president nga radhët e Frontit Europian Bujar Osmani për emisionin “Pressing”, ka theksuar rëndësinë e ndryshimit pozitiv për komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Duke u shprehur kundër platformave politike që bazohen vetëm në opozicion ndaj të tjerëve, Osmani ka vënë në dukje se shqiptarët e Maqedonisë kanë përjetuar një përmirësim të dukshëm në jetën e tyre gjatë 22 viteve të fundit. Osmani ka kujtuar se si, para dy dekadash, shqiptarët ishin përjashtuar nga institucionet publike dhe shtetërore, duke zënë vetëm 0.2 për qind të tyre. Sot, situata ka ndryshuar rrënjësisht, me shqiptarët që jo vetëm që janë pjesë e këtyre institucioneve, por edhe i udhëheqin ato.

“Në historinë e pluralizmit politik nuk ka fituar një platformë e cila të vetmin narrativ e ka kundër dikujt tjetër. Këtu është narrativi ta rrënojmë BDI-në, ta rrënojmë Ali Ahmetin. Njerëzit kërkojmë kredibilitet. Kjo narrative te shqiptarët e Maqedonisë nuk funksionon, edhe pse ka dhe shumë punë për t’u bërë shqiptarët kanë jetuar vitet më të mira në historinë e tyre, nga një popull i përjashtuar që kemi qenë para 22 viteve. Mos harrojmë se kemi qenë vetëm 0.2 për qind në institucione publike dhe shtetërore, sot jemi popull i kryeministrit shqiptar, institucione në të cilat ne nuk kemi mundur të kërkojmë shërbime, ose ndihmë për diskriminim, sot ne i udhëheqim ato institucione. Më kujtohet kur si kryetarë i OSBE-së hyra në zyrëne OSBE-së në Tetovë dhe thash se shqiptarët këtu kanë hyrë vetëm për të bërë ankesa për diskrminimin që është bërë, dhe sot një shqiptar i Maqedonisë së Veriut vjen si kryesues i organizatës më të madhe rajonale të sigurisë në botë. Ky është ndryshimi thelbësor që është bërë”, tha Osmani.

Ndryshe, mitingjet, tubimet dhe takimet me qytetarë të kandidatëve presidencial tashmë kanë hyrë në javën e dytë. Analistët vlerësojnë se retorika e tyre si dhe zotimet shkojnë në favor të fushatës për zgjedhjet parlamentare. Analisti politik, Murat Aliu thotë se mbajtja e zgjedhjeve të përbashkëta, pra të njëkohshme ka si aspekte pozitive ashtu edhe negative. Kësisoj, sipas tij, një nga efektet negative të kësaj është gërshetimi ose përzierja e garës presidenciale me atë parlamentare. “Shikuar nga ky këndvështrim fushatën parazgjedhore vërehet shumë qartë që narrativët janë përzier. Qytetarët e kanë të vështirë të kuptojnë dhe të bëjnë një ndarje ndërmjet këtyre narrativëve. Por nga ana tjetër duke shumë qartë që të gjithë partitë politike kryesisht janë të fokusuara në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare. Madje ato raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale e shohin si një mundësi e mirë për të përcaktuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare. Brenda partive politike mbizotëron mendimi se një rezultati i favorshëm në raundin e parë për kandidatët e tyre për president do të përcaktoj edhe rezultatin e zgjedhjeve parlamentare dhe duke qenë kështu faktikisht tani po zhvillohet fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare. Për të qenë më konkret ata të cilët mbase vërtetë mundë të zhvillojnë një fushatë presidenciale janë VMRO-DPMNE dhe LSDM. Pasi që parë objektivisht, vetëm kandidatët e tyre mundë të kalojnë në raundin e dytë, të gjithë kandidatët e tjerë faktikisht ndihmojnë partitë apo koalicionet e tyre për zgjedhjet parlamentare”, ka deklaruar Murat Aliu, analist. (koha.mk)

208
SONDAZHI JAVOR

 A mendoni se VLEN do të shndërrohet në një subjekt politik?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 17:29

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur ndaloni duhanin

Ushqimet e shpejta, këshilla për të shmangur sëmundjet

Vitaminë C dhe fibra: Pse duhet të konsumoni më shumë limon

Boronica: Super-fruti që revolucionarizon shëndetin

Largim i papritur i trupave gjermanë nga Grenlanda vetëm 44 orë pas mbërritjes

Reshje bore dhe temperatura deri -10°C priten javën e ardhshme

Zemërim në Madrid: Lojtarët dhe drejtuesit e Realit të mërzitur pas reagimit të tifozëve në Bernabéu

TikTok prezanton teknologji të re për verifikimin e moshës në Bashkimin Evropian

OpenAI teston reklamat në ChatGPT dhe lançon abonimin e ri “Go”

Apple përgatit MacBook Pro të ri me ekran OLED dhe ekran prekje

YouTube prezanton kujtesa për pushim dhe kohë për gjumë për përdoruesit 13–17 vjeç

Airbnb zbulon pa dashje projektin sekret të Apple për automjetin autonom

Xavi vlerëson Guardiolën: “Pep është trajneri më i mirë në botë, ai ndryshoi futbollin”

Alarm në arsimin rural: Shkollat malore pa mësues të kualifikuar

Qentë endacakë rrezikojnë sigurinë në Strugë, qytetarët kërkojnë masa urgjente

Prapaskenë tronditëse: Si Real Madridi ndihmoi Laportën të bëhej president

Qarkullim i kufizuar në aksin Qukës–Qafë Plloçë, puna vijon

Trump kërcënon përdorimin e Aktit të Kryengritjes ndërsa tensionet në Minneapolis rriten

Muriqi shkruan histori te Mallorca: “Hat-trick” pas 18 vitesh dhe dedikim prekës për babain

Dy raste të dhunës në familje brenda një dite: Arrestime në Bit Pazar dhe Manastir

208
SONDAZHI JAVOR

 A mendoni se VLEN do të shndërrohet në një subjekt politik?