I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve, më 12 prill prezentohet projekti i Stadiumit

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 07:21

I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve, më 12 prill prezentohet projekti i Stadiumit

Lajm i mirë për tetovarët, sidomos tifozët e Shkëndijës, Ballistët. Më 12 prill ora 17:00 në Stadiumin e Qytetit të Tetovës prezantohet projekti I ri Stadiumit.

Ditë më parë këtë e ka njoftuar edhe vetë kryetari I Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në profilin e tij zyrtar në Facebook.

“ I ERDHI DITA! Po… po… dita erdhi! Stadiumi po bëhet! Të premten, me 12 prill, me fillim nga ora 17:00, me koncert madhështor nën përcjellje të muzikës së pastër shqipe të ELITA 5 dhe Aida Doçit, bashkërisht do të prezentojmë projektin e stadiumit të qytetit tonë. MOS MUNGO, EJA EDHE TI, BËHU PJESË E HISTORISË!”, ka shkruar Kasami.

Siç bëhet e ditur, fillimisht do të luhet një ndeshje reviale e veteranëve të futbollit të Tetovës, më pas do të bëhet prezantimi I projektit të stadiumit të ri, të pasuar me një koncert nga Elita 5 dhe Aida doçi.

Burime të afërta nga kabineti i komunës njoftojnë se po në atë ditë priten edhe surpriza mjaft të bukura që do t’i shijojnë mijëra pjesëmarrës, duke e shijuar edhe atmosferën fantastike të tifogrupit më të zjartë në tribunën “Marshin Beqiri” pra Ballistëve.

676
SONDAZHI JAVOR

A duhet të tërhiqet “Qeveria teknike” nga detyrat e saj sipas Ligjit për Qeverinë?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 07:21

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
676
SONDAZHI JAVOR

A duhet të tërhiqet “Qeveria teknike” nga detyrat e saj sipas Ligjit për Qeverinë?