NJPB Krushevë ka parashtruar kallëzim penal kundër A.A.(51) nga Krusheva, nëpunës policorë në Stacionin policor Krushevë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “kanosje me armë të rrezikshme gjatë rrahjes apo grindjes”, “shkaktim i urrejtjes, mosmarrëveshje ose intolerancë në bazë kombëtare, racore, fetare dhe në bazë tjetër diskriminuese” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punës së sigurisë”, informon MPB.
“Me datë 31 mars në Krushevë, i akuzuari ka sulmuar fizikisht nëpunësit policorë të cilët po kryenin veprime zyrtare dhe paraprakisht me sende të mprehta kanë kërcënuar M.S., E.S. dhe R. R., të tre nga Prilepi si dhe S.G. nga Krusheva”, njofton MPB.
Pas kontrolleve të realizuara, Departamenti për Kontrollë të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale në MPB ka parashtruar propozim për fillimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës nga neni 210 paragrafi 1 pika 10 dhe 20 e Marrëveshjes Kolektive të MPB-së dhe janë marrë masat e detyrueshme për largimin nga vendi i punës deri në marrjen e vendimit në procedurën disiplinore.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Flaka
11 Prill, 2024 19:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.