Luis Enrique: Do të ketë luftë në Barcelonë në ndeshjen kthyese

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 07:17

Luis Enrique: Do të ketë luftë në Barcelonë në ndeshjen kthyese

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka përgëzuar Barcelonën për fitore në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por sipas tij gjithçka do të vendoset në ndeshjen kthyese.

Barcelona fitoi me rezultat 3-2 në udhëtim te PSG, duke marrë një rezultat pozitiv para ndeshjes kthyese pas dy jave.

Megjithatë, sipas trajneri spanjoll të PSG-së, Enrique, ndeshja e dytë do të jetë një ‘luftë’, ku do të vendoset gjithçka.

“Dua të përgëzoj Barcelonën për ndeshjen që ka luajtur kundër PSG-së. Mund të kishim arritur një rezultat tjetër, por tani po mendojmë të rikthehemi në ndeshjen e dytë”, ka thënë fillimisht Enrique pas ndeshjes.

“Unë nuk kam asnjë dyshim për aftësinë tonë për t’u rikthyer në ndeshjen e dytë. Ne luajmë jashtë shtëpisë në të njëjtën mënyrë si në shtëpi”.

“E kuptoj nëse njerëzit duan të vijnë këtu dhe të shkatërrojnë gjithçka, por nuk është kështu për mua. Do të ketë luftë në Barcelonë”, përfundoi trajneri i parisienëve.

Sigurisht, PSG është ende në lojë. Barça duhet të ruajë gjakftohtësinë dhe të luajë ndeshjen e dytë sikur të mos ekzistonte rezultati i ndeshjes së parë.

Ndeshja e kthimit do të luhet të martën më 16 prill në “Estadi Olimpic Lluis Companys” të Barcelonës. 

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 07:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.