RMV-ja brenda 45 ditëve duhet t’i kthejë 2.2 milionë eurot e keqpërdorura përmes projekteve Erasmus

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 17:51

RMV-ja brenda 45 ditëve duhet t’i kthejë 2.2 milionë eurot e keqpërdorura përmes projekteve Erasmus

Agjencia Kombëtare për Programet e Arsimit dhe Mobilitetit ka marrë njoftimin zyrtar (notën e debitit) se brenda 30 deri në 45 ditëve shteti duhet të kthejë 2.2 milionë euro që janë keqpërdorur nga programi evropian Erasmus + në periudhën 2016-2018, transmeton Portalb.mk nga SDK.

Drejtori i Agjencisë Marko Gjeorgievski sot në Manastir tha se bashkë me Ministrinë e Financave janë duke kërkuar mënyra për kthimin e mjeteve. Autoritetet hetimore dhe Prokuroria po hetojnë se cilët janë përdoruesit që kanë keqpërdorur paratë evropiane.

“Afati për kthimin e 2.2 milionë eurove që duhet të kthejë Agjencia Kombëtare e Programeve Arsimore dhe Mobilitet është 30 deri në 45 ditë. Ne po shqyrtojmë me Ministrinë e Financave të gjitha opsionet e mundshme për kthimin e fondeve. Aktualisht ka qeveri teknike dhe me ribalancimin e ri pas zgjedhjeve, këto fonde me siguri do të sigurohen. Deri atëherë do të gjejmë përpjekje bashkë me Ministrinë e Financave që këto mjete të kthehen”, tha Gjorgievski.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, tha se janë duke kërkuar mënyrë për të kthyer një pjesë të mjeteve, ndërsa pjesën tjetër ta heqin nga shumat për disa projekte të ardhshme. Ai shtoi se dokumentacioni i është dorëzuar organeve hetimore dhe Prokurorisë, ndaj pret që së shpejti të dalin me sqarim se kush i ka kryer abuzimet.

“Kjo është zbuluar me ndihmën e kolegëve të Agjencisë dhe qëllimi është që të mos përsëritet. Të ketë një kontroll më të fortë dhe të ketë mënyrë për t’i njohur si në kontrollet e mëparshme ashtu edhe gjatë zbatimit të projekteve në mënyrë që këto situata të mos përsëriten”, tha Mariçiç.

Ai shtoi se ambasadori evropian në vend, David Geer, ka paralajmëruar se nuk do të ketë pasoja për Agjencinë, sepse nuk ka asnjë përfshirje të saj dhe të gjitha mjetet për programin e ri Erasmus do të mbesin në të njëjtën shumë sa janë ndarë për Maqedoninë e Veriut.

Nga hetimi i kryer nga Komisioni Evropian Kundër Mashtrimit (OLAF) u konstatua se në periudhën 2016-2018, 22 përfitues  nga RMV-ja kanë keqpërdorur paratë nga grantet evropiane të ndara përmes programit Erasmus +, kështu OLAF kërkoi që RMV-ja t’i kthejë 2.2 milionë euro.

Në këtë rast është e përfshirë ish drejtoresha e Agjencisë për Programe Arsimore dhe Mobilitet, Lidija Dimova, pasi Agjencia kishte ndarë grante nga programi “Erasmus 2” në vlerë prej 270 mijë euro për një parukieri. Procesi gjyqësor në Gjykatën Penale kundër Dimovës filloi më 2 shkurt 2023.

131
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 17:51

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Policia godet narkotikët në Gostivar, arrestohet 69-vjeçar

Denion Meidani: Korridori VIII dhe provimi i jurisprudencës në shqip janë çështje konkrete, jo retorikë

Universiteti nuk është zyrë shtetërore

Analiza Flaka: Çfarë zbulojnë deklaratat e Elezit dhe Stafajt për ligjin e ri të arsimit të lartë?

Elezi dhe Stafaj: Ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë cenojnë rëndë autonominë universitare

Ligji i ri për arsimin e lartë cenon drejtpërdrejt autonominë e universiteteve dhe financimin e tyre

Ernest Muçi po shkëlqen te Trabzonspor, golat e tij vendimtarë mahnisin Turqinë

Selimi për Filkovin: “Mishërim i elitës shoviniste, kundër shqiptarëve dhe studentëve”

Moti i keq në Marok: Mbi 150,000 persona të evakuuar nga përmbytjet

Bujar Osmani: Debati për gjuhën shqipe është kurth, ligji e garanton përdorimin e saj për të gjithë

Rama takohet me Presidentin e Këshillit të Evropës, fokus te integrimi europian

Analiza Flaka: A e përdor VMRO-DPMNE partinë ZNAM si mjet për të luftuar VLEN-in dhe interesat shqiptare?

Sa gjumë na nevojitet sipas moshës dhe pse është thelbësor për shëndetin

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje miliarda-dollarëshe për energjinë bërthamore

Cristiano Ronaldo rikthehet te Al-Nassr për ndeshjen ndaj Al Fateh

Taravari: BDI është reformuar, figura të reja sjellin frymë të re

Jack Grealish i detyruar të përfundojë sezonin për shkak të dëmtimit

Borussia Dortmund në avantazh për transferimin e sulmuesit kosovar Fisnik Asllani

Arbër Ademi i ashpër ndaj Filkovit: Problemi i tij nuk është Kushtetuta, por mentaliteti

Misophonia: Kur tinguj të përditshëm shkaktojnë zemërim të menjëhershëm

131
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

<