Si i bëri bashkë Bujar Osmani 4 shtete ballkanike dhe e trazoi Serbinë

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 07:08

Si i bëri bashkë Bujar Osmani 4 shtete ballkanike dhe e trazoi Serbinë

Kandidati i Frontit Europian për President të shtetit, Bujar Osmani vazhdon t’u jep përgjigje pyetjeve në adresën e tij në “tiktok”.

“Na kallxo një punë që e ke kundërshtuar Vuciçin. Një herë sja prishe”, ka qenë pyetja e radhës që ka nxitur Bujar Osmanin që t’i jep përgjigje direkte. “Para një viti themelova një iniciativë rajonale prej katër shteteve, që e quajta Quad 100% (WB QUAD). Quad – se do të thotë 4-she, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Dhe, e quajta Quad 100%, për shkak se këto katër shtetet kanë harmonizuar ose kanë bërë politikën e jashtme njësoj, qind për qind sikur BE-ja. Për shembull, nëse BE-ja i ka vendosur sanksione Rusisë, edhe këto shtete qind për qind i kanë vendosur sanksione Rusisë. Nëse BE-ja ka marrë ndonjë masë kundër dikujt tjetër, edhe ne e përcjellim politikën e BE-së.

Në Ballkan, prej gjashtë shteteve, katër jemi 100%, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Dhe unë desha që t’i promovojë këto katër shtete, dhe të tregoj që nëse do të jesh anëtar i BE-së, duhet edhe politikën e jashtme ta kesh njësojë sikur BE-ja. Dhe i ftova ministrat këtu, prej katër shteteve, tre ministra ishin shqiptarë dhe një malazez.

Kishte njëherë dilema prej Malit të Zi, si bëhet me një grup me tre ministra shqiptarë, katër shtete. Mirëpo, për shkak se unë kisha raporte shumë të mira personale me të, dhe prandaj ndonjëherë them, është shumë me rëndësi Ministri i Jashtëm të ketë kredibilitet, kontakte me njerëzit, se ja, në raste të tilla, e bind se është mirë shteti i tij të jetë pjesë e kësaj iniciative. U mblodhën këto katër ministrat, tre shqiptarë dhe një malazez, këtu tek Hotel Hillton, e themeluam iniciativën, dhe normalisht e shpallëm, e bëmë publike.

Atë ditë, e di që Presidenti i Serbisë, nuk ka lënë shtet pa thirrur në telefon, përfshirë edhe këtu Kryeministrin e Maqedonisë asokohe, Presidentin e shtetit, duke u kërcënuar, se kjo do t’i prish raportet, se këtu është fundi, e kështu me radhë. Mirëpo, ne, kjo nuk na trazoj fare. E di që i kanë bërë shumë presion edhe Ministrit të Malit të Zi asokohe, se përse ka pranuar të hyn në më një klub ku është Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Ata e quanin klub të shteteve shqiptare, që mendoj është kualifikim krejt gabim, për shkak se ne me vetëdije e bëmë, si shtete që jemi harmonizuar me BE-në, dhe jo që kishim ambicie tjera. Mirëpo, kjo është një situatë, pasi pyete, që ka krijuar shumë tensione, për shkak se është iniciativë ekzistuese dhe ende ekziston, dhe unë planifikojë që edhe këtë vit të thirri përsëri në mbledhje të këtyre katër shteteve, dhe të vazhdojmë me qëllim që të promovojmë politikat e harmonizimit me BE-në”.

Kujtojmë se, Agjencia ruse e regjimit “Sputnik” shkruante se “Ky është një komunitet pro NATO-n dhe kundër Rusisë”. “Russia Today”, media e regjimit të Putinit e shihte iniciativën e Kryediplomatit shqiptar të Maqedonisë së Veriut si tentim për izolimin e Serbisë. Ndërkaq, mediat serbe pro-Viçiqit shkruanin: “Vendet e rajonit formuan një Ballkan të ri Perëndimor pa Serbinë! Plani u sajua në Shkup!”.

132
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 07:08

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Como eliminon Napolin dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Coppa Italia

Dumfries mund të largohet nga Inter, Marco Palestra i gatshëm për t’i zënë vendin

Benjamin Šeško i zhgënjyer me barazimin ndaj West Ham: “Luftuam, por nuk ishim me fat”

Raphinha thuajse i përjashtuar për ndeshjen ndaj Atlético Madrid

Manchester United ndalet pas katër fitoreve radhazi, barazon me West Ham

José Mourinho mund të marrë drejtimin e Kombëtares së Portugalisë pas Botërorit

Endrick rikthehet te Real Madrid pas huazimit te Lyon, konfirmon agjenti

Oliver Glasner konfirmon: Jean-Philippe Mateta do të mungojë për disa javë

Si eliminimi i sheqerit përmirëson trurin, trupin dhe humorin

Rukola – Superushqimi që nuk duhet të mungojë në dietën tuaj

Mjalti mund të rrisë sheqerin, por ul kolesterolin e keq – ekspertët këshillojnë kujdes

7 ushqime që rrisin humorin dhe përmirësojnë gjendjen shpirtërore

Al-Ittihad nis bisedimet me Mohamed Salah për merkatosin e verës

Android 16 nis përhapjen, por Android 15 mbetet versioni më i përdorur

Ronald Araujo ndan betejën me ankthin dhe depresionin: “Më në fund jam i lumtur”

Arne Slot: “Ky ka qenë sezoni më sfidues për mua si trajner”

Hansi Flick: “Jam krenar të jem pjesë e Barcelonës”

Wayne Rooney paralajmëron: Tottenham në luftë për mbijetesë

Luke Shaw shkëlqen me Manchester United pas dëmtimeve, 25 ndeshje startuese

Samu mungon 6–7 muaj pas dëmtimit në gju, humbet Kupën e Botës 2026

132
SONDAZHI

Si e vlerësoni misionin e Ambasadorit shqiptar, Denion Meidani?

<