61 vjeçari nga Drenovci i Dollnenit përballet me ariun

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 17:24

61 vjeçari nga Drenovci i Dollnenit përballet me ariun

61 vjeçari, Cane Sërbinovski, i cili disa ditë më parë u sulmua nga ariu sot u vizitua nga drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angelov. Duke treguar ngjarjen Sërbinovski, banor i fshatit Drenovci të Komunës së Dollnenit, tregon se si është përballur me ariun dhe që për fat të mirë ka shpëtuar vetëm me disa lëndime. Nder tjerash ai thotë se rreth gjysmë ore ka luftuar me ariun duke e mbajtur për veshësh dhe siç shton Zoti i ka dhënë forcë dhe ka shpëtuar.

“Unë as që e pashë mirë, me kapi dhe rashë në shpinë, kur rashë mbi çizmen me kapi këtu dhe s’kisha çfarë të bëja me këmbën e djathtë e godita dhe më lëshoi por përsëri më kapi këtu, dhe përsëri e godita ndërsa pastaj në tjetrën këmbë me sulmoi dhe e godita përsëri me të majtën ndërsa një kohë me dha Zoti fuqi e kapa për veshësh sepse donte të me sulmojë në bark, e mbajta rreth gjysmë ore ashtu dhe me dha Zoti fuqi e shtyva dhe u ngrita pastaj ajo më shikonte dhe u largua ndërsa kur arrita në kasolle këmbët më lëshuan dhe në mbrëmje nuk kishte askush ndërsa të hënën fëmijët me gjetën”, tha Cane Sërbinovski, banorë i komunës së Dollnenit.

61 vjeçar nga Komuna e Dollnenit ka shpëtuar vetëm me lëndime në këmbë dhe tani është në mjekim shtëpiak. Ndërkohe problemin me arinjtë e kishin edhe banoret e komunës Mavrovë Rostushë ku në mungesë të ushqimit arinjtë sulmonin bagëtinë dhe futeshin edhe në shtëpitë e banoreve. Ngjashëm ishte sulmuar edhe një e moshuar tjetër nga fshati Rostushe e cila për fat të mirë shpëtoi pa lëndime. /Alsat.mk

676
SONDAZHI JAVOR

A duhet të tërhiqet “Qeveria teknike” nga detyrat e saj sipas Ligjit për Qeverinë?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 17:24

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
676
SONDAZHI JAVOR

A duhet të tërhiqet “Qeveria teknike” nga detyrat e saj sipas Ligjit për Qeverinë?