Analistët: Mosfunksionimi i gjyqësorit shkak korrupsioni i lartë

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 12 Prill, 2024 17:49

Analistët: Mosfunksionimi i gjyqësorit shkak korrupsioni i lartë

Analistët Sefer Selimi dhe Besim Nebiu, për Televizionin Shenja kanë komentuar Raportin e fundit të “Freedom House”, i cili tregon se vendi i është dorëzuar korrupsionit të lartë dhe se Maqedonia e Veriut është një “hibrid ciklik” që ka shënuar një kthim prapa në luftën kundër korrupsionit. Analisti Sefer Selimi, tha se ky raport i vërteton ata të cilët i flasin për një kohë të gjatë, jo vetëm qytetarët , institucionet relevante ndërkombëtare, por edhe një mori e ambasadorëve në raportet e Bashkimit Evropian dhe sipas Selimit, Maqedonia e Veriut po dështon të përballet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

SEFER SELIMI, ANALISTË

“Kjo është gjithsesi e ndërlidhur edhe me funksionimin e dobët, apo mos funksionimin le të themi më mirë të drejtësisë, e cila nuk është në gjendje që të ndjek politikanët e korruptuar dhe t’i vendosë ato para drejtësisë. Pak a shumë kjo është edhe një fakt në mos pasjen të kapacitetit të duhur për ta luftuar krimin dhe korrupsionin nga kjo klasë politike, qoftë në nivel lokal apo qendrorë”.

Ky raport është shqetsues, që Maqedonia e Veriut të rënditet pas Sërbisë, ku Sërbia është regjim autokratik. Kështu deklaroi analistit Besim Nebiu.

BESIM NEBIU, ANALISTË

“Korrupsionin e lartë e bëjnë eksponentë të lartë politik. Është një pozitë, e cila është e palakmueshme, pasi Maqedonia këtë vit është ranguar më poshtë se Serbia, se Serbia është regjim autokratik, pra në Sërbi nuk numdet të fiton zgjedhje sepse Vuçiçi e dominon Serbin, i dominon mediat, bisedat e lira nuk janë të mundeshme sikur këtu”.

Ai theksoi se në Maqedoninë e Veriut ka një herozion total të sistemit të veprimit të politikës dhe shtetit dhe një kaplim të plotë të gjyqësorit.

Përndryshe, në raport gjithashtu thuhet se mungesa e hapave më të mëdha për eliminimin e korrupsionit dhe ndryshimet në Kodin Penal e kanë ulur dukshëm vlerësimin për Maqedoninë e Veriut. Raporti i Freedom House tregon se Maqedonia e Veriut ka pësuar pengesa në zbatimin e sundimit të ligjit dhe i është dorëzuar korrupsionit të vazhdueshëm të nivelit të lartë, ndërsa partitë politike janë përplasur rreth amendamenteve kushtetuese të mandatuara nga vetoja e Bullgarisë që pengojnë përpjekjet e vendit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. /SHENJA/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 12 Prill, 2024 17:49