Kacarska takon Stirk, bisedojnë për zgjedhjet

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 12 Prill, 2024 17:48

Kacarska takon Stirk, bisedojnë për zgjedhjet

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, ka zhvilluar një takim pune me shefen e misionit të OSBE/ ODIHR, Xhilijan Stirk, të cilën e informoi se Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë të vendosë drejtpërdrejt për procesin zgjedhor. Por, megjithatë potencoi se në përputhje me Kushtetutën mund të vendosë për kushtetutshmërinë e Kodit Zgjedhor.

GJYKATA KUSHTETUESE

 “Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë të vendosë drejtpërdrejt për procesin zgjedhor, por në përputhje me Kushtetutën mund të vendosë për kushtetutshmërinë e Kodit Zgjedhor, pra kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e një rregulloreje tjetër, e cila rregullon çështjet lidhur me zgjedhjet”.

Përveç kësaj, ajo theksoi se gjykata mund të vendosë edhe për kërkesat e qytetarëve për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të përcaktuara me nenin 110 paragrafi 3 i Kushtetutës nëse ndonjë nga këto liri dhe të drejta cënohet gjatë mbajtjes së zgjedhjeve.

Si shembull konkret, klryetarja  Katsarska vuri në dukje rastin e sapoformuar për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së udhëzimeve për transmetuesit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024, me rastin e iniciativës së dorëzuar të kandidates së pavarur për president Biljana Vankovska-Cvetkovska dhe të partisë e Majta.

Në takim, Kacarska po ashtu u njoftua edhe për aktivitetet aktuale dhe të planifikuara të Misionit lidhur me zgjedhjet e ardhshme./SHENJA/

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 12 Prill, 2024 17:48