Miliarderja Truong My Lain dënohet me vdekje në Vietnam! Akuzohet për një mashtrim prej 44 miliardë dollarësh

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 18:38

Miliarderja Truong My Lain dënohet me vdekje në Vietnam! Akuzohet për një mashtrim prej 44 miliardë dollarësh

Miliarderja 67-vjeçare, zhvilluese e pasurive të paluajtshme, Truorg My Lain, u dënua me vdekje për një mashtrim prej 44 miliardë dollarësh.

Ishte gjyqi më i madh i mbajtur ndonjëherë në Vietnam , siç i ka hije një prej mashtrimeve bankare më të pabesueshme. Sipas urdhrit të gjykatës, Lains i kërkohet të shlyejë 27 miliardë dollarë, një shumë që prokurorët thonë se mund të mos shlyhet kurrë. Disa besojnë se dënimi me vdekje është vendosur për t’i bërë presion biznesmenes për të mbledhur miliardat e humbura. Siç raporton BBC, në sallën e gjyqit kolonial të qytetit Ho Chi Minh, 67-vjeçarja Lain u dënua për grabitjen e një prej bankave më të mëdha të vendit për 11 vjet.

Ky është një vendim i rrallë, pasi Lain është një nga gratë e pakta në vend që është dënuar me vdekje për një krim kaq të rëndë financiar. Trung My Lan kishte marrë 44 miliardë dollarë (35 miliardë £) në kredi nga Banka Tregtare Saigon.
Për këtë rast të profilit të lartë janë thirrur për të dëshmuar 2700 persona, ndërsa kanë marrë pjesë 10 prokurorë të shtetit dhe rreth 200 avokatë. Provat ishin në 104 kuti që peshonin gjithsej gjashtë tonë. Tetëdhjetë e pesë të pandehur u gjykuan së bashku me Trung My Lain, e cila mohoi akuzat. Gjyqi i 67-vjeçares ishte kapitulli më dramatik deri më tani në fushatën kundër korrupsionit “Soba të djegura” të drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste, Nguyen Phu Trong.

112
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

“Nuk ka pasur kurrë një gjyq të tillë si ky, mendoj unë, në epokën komuniste,” thotë David Broën, një zyrtar në pension i Departamentit të Shtetit të SHBA me përvojë të gjatë në Vietnam.

Kush është miliarderja Trung My Lain

Trung My Lain vjen nga një familje kino-vietnameze në qytetin Ho Chi Minh. Gruaja filloi si shitëse tezge tregu , duke shitur kozmetikë me nënën e saj, por filloi të blinte tokë dhe pasuri të paluajtshme pasi Partia Komuniste nisi një periudhë reformash ekonomike të njohur si Doi Moi në 1986. Në vitet 1990, ajo zotëronte një portofol të madh hotelesh dhe restorantesh.

Edhe pse Vietnami është më i njohur për sektorin e tij të prodhimit me rritje të shpejtë si një zinxhir furnizimi alternativ për Kinën, shumica e Vietnamezëve të pasur i bënë paratë e tyre duke zhvilluar dhe spekuluar në pasuri të paluajtshme.

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 18:38

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?