Numri i turistëve në RMV shënoi rritje në muajin shkurt

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 18:24 Përditësuar

Numri i turistëve në RMV shënoi rritje në muajin shkurt

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i turistëve në shkurt 2024 ishte 44.224, nga të cilët 39.0% ishin vendas dhe pjesa tjetër 61.0% ishin turistë të huaj, transmeton Portalb.mk.

Numri i netëve të kaluara në shkurt 2024 ishte 89.362, nga të cilat 44.7% janë realizuar nga vendi dhe 55.3% të tjera janë realizuar nga turistë të huaj.

Në periudhën janar – shkurt 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i turistëve është rritur me 9.0%.

Numri i turistëve vendas u rrit me 3.9%, ndërsa ai i turistëve të huaj me 12.8%.

Numri më i madh i turistëve kanë qenë nga Turqia, Serbia, Greqia, Bullgaria, Shqipëria, Gjermania, Kosova dhe vende të tjera.

Në periudhën janar – shkurt 2024, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i netëve të kaluara është rritur me 11.6%.

Numri i netëve të turistëve vendas është rritur me 12,0%, ndërsa ai i turistëve të huaj është rritur me 11,2%.

Detaje më të hollësishme gjenden KËTU.

676
SONDAZHI JAVOR

A duhet të tërhiqet “Qeveria teknike” nga detyrat e saj sipas Ligjit për Qeverinë?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 18:24 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
676
SONDAZHI JAVOR

A duhet të tërhiqet “Qeveria teknike” nga detyrat e saj sipas Ligjit për Qeverinë?