“Po përjeton presion nga të gjitha anët”, mediat rajonale për pretendimet se Vuçiq u ka shkruar liderëve evropianë lidhur me Kosovën në KiE

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 20:41

“Po përjeton presion nga të gjitha anët”, mediat rajonale për pretendimet se Vuçiq u ka shkruar liderëve evropianë lidhur me Kosovën në KiE

Ministri serb i Financave Sinisha Mali ka thënë mëngjesin e sotëm se presidenti serb Aleksandar Vuçiq u ka dërguar letra të gjithë liderëve në Evropë lidhur me paralajmërimin e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Sfida e parë për ne është pikërisht Këshilli i Evropës dhe lufta që na pret”, tha Mali për televizionin serb Happy, duke shtuar se Serbia do të bëjë gjithçka që ky pranim [i Kosovës] të mos ndodhë.

Sipas tij, Serbia është nën presion që, siç vlerësoi ai, “nuk ka qenë kurrë më i madh”, shkruan “Danas“.

“Vuçiq u shkroi liderëve evropianë për Kosovën, por “edhe për Bosnjen e Hercegovinën dhe Srebrenicën nuk ka qenë kurrë më i shqetësuar”, është titulli i portalit të Sarajevës Klix.ba.

“Ai theksoi se në të gjitha dekadat që janë njohur nuk e ka parë Vuçiqin më të shqetësuar dhe ka thënë se presionet janë shkaktuar nga problemet në rajon, gjegjësisht Bosnje-Hercegovinë, pastaj situatën në Kosovë, çështja e sanksioneve kundër Rusisë dhe tregoi se po ashtu kërcënohet miratimi i rezolutës së Kombeve të Bashkuara për gjenocidin në Srebrenicë”, transmeton Klix në deklaratën e Sinisha Mali, transmeton Telegrafi.

“PO PËRJETON PRESION NGA TË GJITHA ANËT: Vuçiq u ka shkruar të gjithë liderëve në Evropë për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, shkruan Slobodna Bosna.

Ministri i Financave të Serbisë, Sinisha Mali, ka thënë se letra i është drejtuar, ndër të tjera, kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron dhe se kjo tregon se Serbia nuk do të dorëzohet, transmeton Slobodna Bosna.

Gazeta Oslobodjenje e Sarajevës shkruan se “Vuçiq u ka shkruar liderëve evropianë për Kosovën, kolegët e tij thonë se nuk e kanë parë kurrë më të shqetësuar për BeH-në”.

“Janë presione serioze dhe pikërisht për këtë them, nuk e kam parë më të shqetësuar. Sigurisht, ne do të bëjmë çmos për të gjetur një zgjidhje”, tha Mali, transmeton Oslobodjenje.

Edhe RTRS raporton se Vuçiq u ka shkruar të gjithë liderëve në Evropë për shkak të Kosovës.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha mbrëmë, pas një takimi me lidershipin e Republikës Srpska, se Serbia do të luftojë deri në momentin e fundit kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe projekt-rezolutës për Srebrenicën”, shkruan ndër të tjera RTRS.

BHRT ndër të tjera shkruan se Vuçiq, siç theksoi Mali, mbron politikën e paqes, duke theksuar se është e rëndësishme të bëhet një kompromis, por edhe të ruhet paqja dhe stabiliteti.

“Ai e konsideron si nder të madh që lideri më i madh në botë, presidenti kinez Xi Jinping, po vjen në Evropë, ku do të vizitojë tre shtete, njëra prej të cilave është Serbia”, raporton BHRT. /Telegrafi/

49
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 20:41

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Hansi Flick: “Champions League është një ëndërr për të gjithë”

Toni Kroos: “Nuk je një lojtar i madh nëse nuk ke dëgjuar vërshëllima në Bernabéu”

Vaji i rozmarinës për flokët: Mit apo efekt real?

Pse dushi me ujë të ftohtë është më shumë se thjesht zgjuese

Rregullat e arta të mëngjesit për të humbur peshë dhe për një metabolizëm më të shpejtë

Pesë zakone të thjeshta për të përmirësuar shëndetin në përditshmëri

Ngjarja në Parkun Kombëtar “Mali Sharr” merr kthesë: Drejtori mohon lëndime të punonjësve

Trump kërcënon Iranin: “Do ta fshij nga faqja e dheut”

Sot është Dita Ndërkombëtare e Përqafimit – dhuro një përqafim dhe përmirëso shëndetin

Ngrohtësi për Ukrainën – Fushatë e Përbashkët Solidariteti

Japonia rinis reaktorin bërthamor më të madh pas 15 vitesh

Netflix rishikon ofertën për Warner Bros.: 72 miliardë dollarë vetëm me para të gatshme

Salmoni: Ushqimi i shëndetshëm që mbron zemrën, trurin dhe lëkurën

Vetëm 10 minuta ecje në ditë mund të shtojnë një vit jetë

Funksioni i ri i Google Maps e bën parkimin më të lehtë se kurrë

Jude Bellingham barazon Zidane në golat e Champions League për Real Madrid

Barcelona humb dy sulmues titullar për ndeshjen ndaj Slavia Prague

Histori: Arsenal fiton 7/7 ndeshjet e Champions League për herë të parë

Vinicius Jr siguron të ardhmen te Real Madrid: “Dua të qëndroj këtu për shumë kohë”

Shok për Evertonin: Jack Grealish jashtë për 3 muaj pas frakturës në këmbë

49
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?