Sa ndihmë shtetërore do të marrin “Yageo” dhe “BMZ”, investime të reja në Maqedoni?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 20:03

Sa ndihmë shtetërore do të marrin “Yageo” dhe “BMZ”, investime të reja në Maqedoni?

Investitori tajvanez “Yageo”, i cili duhet të prodhojë çips në Maqedoni, do të marrë 45.425.000 euro në total ndihmë shtetërore për investim në vend. Kjo është ndihma më e madhe shtetërore e miratuar gjatë vitit të kaluar, thuhet në raportin e publikuar nga Komisioni Shtetëror për Mbrojtjen e Konkurrencës, përcjell FLAKA.

“Yageo” duhet të prodhojë pjesë dhe komponentë për “Tesla” dhe “Apple”. Marrëveshja me grupin tajvanez është nënshkruar vitin e kaluar në Taipei dhe duhet të jetë investimi më i madh Greenfield në Maqedoni me një shumë totale prej 205 milionë euro dhe plan për krijimin e 3900 vendeve të punës në një periudhë dhjetëvjeçare. “Yageo” planifikon të ndërtojë dy objekte të reja prodhuese – një në Shkup dhe tjetrin në Shtip. Fillimisht fokusi do të jetë në zonën në afërsi të metropolit ku ndërtimi duhet të fillojë gjatë vitit të ardhshëm.

Kompania farmaceutike gjermane “Gersheimer” duhet të marrë 42 milionë euro për një cikël të dytë investimi. Sipas njoftimeve, investimi i dytë për prodhimin e shiringave të qelqit për qëllime mjekësore do të jetë investimi më i madh i huaj i realizuar ndonjëherë në një fazë. Bëhet fjalë për një investim të paralajmëruar mbi 126 milionë euro në zonën industriale Shkupi 2. Edhe 12.415.200 euro i janë miratuar “Geresheimer” në vitin 2023 për zgjerimin e investimit të parë.

Prodhuesi më i madh evropian i baterive litium-jon BMZ Holding nga Karlstein am Main duhet të marrë 28,731,289 euro. Maqedonia do të jetë eksportues industrial i baterive litium-jon. Grupi gjerman BMZ zhvillon dhe prodhon sisteme baterish të teknologjisë së lartë, të cilat instalohen në të gjithë botën në produktet më të ndryshme të markave të njohura. Ajo gjithashtu prodhon sisteme baterish me markat e veta.

“Magna Mechatronics”, e cila vitin e kaluar filloi ndërtimin e fabrikës në zonën e Shtipit për sisteme të integruara automobilistike të komponentëve mekanikë dhe elektronikë, sipas të dhënave të KPP-së, do të arkëtojë 18.503.085 euro. Kanadezët njoftuan 600 vende pune dhe eksporte të mëdha.

Për kompaninë belge “Avesta”, e cila do të ndërtojë fabrikën për prodhimin e baterive elektrike për vetura në TIRZ Kërçovë, 5 milionë euro do të vijnë nga shteti, përkatësisht nga Drejtoria për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale. Sipas marrëveshjes, në Kërçovë do të hapen 600 vende të reja pune.

“Technical Textiles”, kompania gjermane që është prezente në Maqedoni që nga viti 2014, do të marrë nga Qeveria 9 milionë euro, nga të cilat 5 në bazë horizontale dhe 4 në bazë rajonale. Nuk kishte shumë informacione publike për dhënien e ndihmës për këtë projekt për kompaninë që prodhon tekstile industriale në Shtip. “Lear” amerikan do të paguhet 8.285.639 euro për një projekt të dytë investues në zonën e Tetovës, u vendos vitin e kaluar.

Është interesant fakti se prodhuesit të frenave për trena “Vabtek” fillimisht i është miratuar ndihma prej 14.773.047 euro, por KPP-ja e ndërpreu këtë procedurë 9 milionë euro janë miratuar edhe për Next E.GO për “trajnim special” si bazë e re për ndihmë shtetërore, por ndërkohë Qeveria ka njoftuar se po ndërpritet kontrata me startupin që duhej të prodhonte makina elektrike në Tetovë. FLAKA

49
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 20:03

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Hansi Flick: “Champions League është një ëndërr për të gjithë”

Toni Kroos: “Nuk je një lojtar i madh nëse nuk ke dëgjuar vërshëllima në Bernabéu”

Vaji i rozmarinës për flokët: Mit apo efekt real?

Pse dushi me ujë të ftohtë është më shumë se thjesht zgjuese

Rregullat e arta të mëngjesit për të humbur peshë dhe për një metabolizëm më të shpejtë

Pesë zakone të thjeshta për të përmirësuar shëndetin në përditshmëri

Ngjarja në Parkun Kombëtar “Mali Sharr” merr kthesë: Drejtori mohon lëndime të punonjësve

Trump kërcënon Iranin: “Do ta fshij nga faqja e dheut”

Sot është Dita Ndërkombëtare e Përqafimit – dhuro një përqafim dhe përmirëso shëndetin

Ngrohtësi për Ukrainën – Fushatë e Përbashkët Solidariteti

Japonia rinis reaktorin bërthamor më të madh pas 15 vitesh

Netflix rishikon ofertën për Warner Bros.: 72 miliardë dollarë vetëm me para të gatshme

Salmoni: Ushqimi i shëndetshëm që mbron zemrën, trurin dhe lëkurën

Vetëm 10 minuta ecje në ditë mund të shtojnë një vit jetë

Funksioni i ri i Google Maps e bën parkimin më të lehtë se kurrë

Jude Bellingham barazon Zidane në golat e Champions League për Real Madrid

Barcelona humb dy sulmues titullar për ndeshjen ndaj Slavia Prague

Histori: Arsenal fiton 7/7 ndeshjet e Champions League për herë të parë

Vinicius Jr siguron të ardhmen te Real Madrid: “Dua të qëndroj këtu për shumë kohë”

Shok për Evertonin: Jack Grealish jashtë për 3 muaj pas frakturës në këmbë

49
SONDAZHI

A besoni që qeveria është stabile dhe se mund të ecë proceset përpara?