Taravari në takime me qytetarët në Çarshinë e Vjetër të Shkupit: Ndryshimet janë të dukshme dhe më nuk bëhet fjalë se kush do të jetë qeveria e ardhshme

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 17:41

Taravari në takime me qytetarët në Çarshinë e Vjetër të Shkupit: Ndryshimet janë të dukshme dhe më nuk bëhet fjalë se kush do të jetë qeveria e ardhshme

Kandidati për president nga Koalicioni “Vlen”, Arben Taravari, në kuadër të fushatës parazgjedhore sot realizoi takime me qytetarë, si dhe disa vizita në bizneset e vogla të vendosura në Çarshinë e vjetër të Shkupit.

“Ne si Koalicion “Vlen”, përkatësisht si opozitë shqiptare, i premtojmë popullit se këtu do të ketë një investim, sepse mendoj se Çarshia e Shkupit është lënë mënjanë, ndërsa meriton shumë më tepër”, tha Taravari.

Taravari e vlerësoi si korrekte fushatën e mëparshme zgjedhore, duke theksuar se Koalicioni “Vlen” po zhvillon një fushatë pozitive dhe po ndjek me vëmendje kandidatët e tjerë për president.

E vetmja vërejtje, thotë Taravari, është presioni që ushtrohet ndaj punonjësve të administratës nga drejtorët dhe drejtuesit e tyre, por siç tha ai, ndryshimet në bllokun shqiptar janë të dukshme.

“Deri tani fushata ka qenë korrekte, përveç disa presioneve që drejtorët dhe drejtuesit kanë ushtruar ndaj punonjësve të administratës që na shkruajnë çdo ditë. Ndryshimet janë të dukshme dhe nuk bëhet fjalë më se kush do të jetë qeveria e ardhshme. Shpresoj që kjo periudhë të kalojë sa më shpejt dhe më 9 maj, në ditën e Evropës, të kemi një qeveri të re me përbërje të re”, tha Taravari.

Thotë se atmosfera në bllokun shqiptar është e ngjashme me atë të vitit 2016 në bllokun maqedonas.

“Ne kemi filluar shumë herët, që nga 3 shkurti jemi në parafushatë dhe nuk jemi të lodhur, sepse njerëzit na japin energji pozitive. Një energji e tillë pozitive më kujton se si ishte me bllokun maqedonas në vitin 2016, tani është edhe me bllokun shqiptar. Ka shumë entuziazëm dhe eufori”, thotë Taravari.

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 17:41
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?