Varrimi i Dashmir Bearit bëhet sot pas namazit të Ikindisë

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 12 Prill, 2024 06:41

Varrimi i Dashmir Bearit bëhet sot pas namazit të Ikindisë

Varrimi i trajnerit të njohur të futbollit nga Tetova, Dashmir Beari, do të bëhet sot pas namazit të Ikindisë në varrezat e fshatit Poroj, komuna e Tetovës, njofton familja Beari, përcjell Open-TV.

“Familja Beari ju njofton se varrimi i babit tim Dashmirit, do të bëhet nesër (e Premte) pas namazit të iqendis në varrezat e fshatit Poroj”, thuhet në njoftimin e familjes Beari.

Trajneri i njohur i futbollit, Dashmir Beari dje papritmas ndërroi jetë.  Ai ishte seleksionuesi i përfaqësueses U-17 të Maqedonisë. (Open-TV)

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 12 Prill, 2024 06:41