Mot i përshtatshëm për piknik me familje e miq!

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 14 Prill, 2024 09:30

Mot i përshtatshëm për piknik me familje e miq!

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, në pjesët lindore me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 4 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 25 deri në 31 gradë.

Në ditët e para të javës së ardhshme do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale.

DPHM njofton se të martën gjatë natës, e veçanërisht të mërkurën nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme do të ketë reshje shiu që lokalisht do të jenë të dendura në formë stuhie, të përcjella me bubullima dhe erë të fortë.

Më pas dhe në dy ditët në vijim do të ketë reshje të herëpashershme. Nga e mërkura temperaturat do të pësojnë rënie më të ndjeshme.

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 14 Prill, 2024 09:30