Akuza për mënyrën e faturimit të mbeturinave

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 19:25

Akuza për mënyrën e faturimit të mbeturinave

Nga kompania Saubermacher, thonë se çmimin dhe mënyrën e përllogaritjes e përcakton këshilli i komunës së Tetovës dhe në bazë të asaj çmimore edhe faturohen faturat për shërbimet komunale

Organizata Joqeveritare “Më mirë për Tetovën”, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit me faturat e mbeturinave, ujit dhe pastërtisë publike. Nga kjo organizatë akuzuan komunën e Tetovës se në vend që të përmirësojë gabimin me çmimet e larta, seanca e  fundit e këshillit të komunës së Tetovës kaloi në absurditetet. “Duke mos ditur se si të menaxhojnë me situatën kaotike që vetë e krijuan, udhëheqësia e komunës solli një vendim skandaloz që bën ndarje dhe diskriminim mes banorëve të Tetovës. Komuna i ndau banorët në qytetar-fshatar, të pasur-të varfër dhe mërgimtar-vendas. Sipas marrëveshjes së re faturat për qytetin do të faturohen sipas m2, ndërsa për fshatrat do të vlej çmim paushall. Qytetarët që do përballen me fatura të larta do duhet të takohen me kryetarin e komunës dhe ai nga vullneti i mirë për të ndihmuar do ua shlyejë nga përllogaritja m2 e bodrumeve, shkallëve, ballkoneve dhe nënkulmeve. Për fat të keq, këshilli i Komunës së Tetovës është shndërruar në një cirk ku vendimet e palogjikshme  godasin qytetarin. Derisa partitë politike luftojnë për poena politike para zgjedhjeve, askush nuk interesohet që t’i mbroj interesat e qytetarëve”, tha Agron Arifi  nga  “Më mirë për Tetovën”.

Nga kjo iniciativë qytetare thonë se Çdo tentim për ndasi dhe vendime me standarde të dyfishta për banorët është diskriminim i pastër.

“Kryetari i komunës dhe këshilltarët duhet ta kenë të qartë se vendimet në këshillin komunal duhet të vlejnë njëjtë për të gjithë banorët e komunës së Tetovës dhe nuk mund të bëhet dallim mes tyre. Çdo tentim për ndasi dhe vendime me standarde të dyfishta për banorët është diskriminim i pastër. Faturat e reja do të rëndojnë edhe më tej gjendjen ekonomike të qytetarëve të cilët edhe ashtu ballafaqohen me çmime të larta të rrymës dhe harxhimeve të përditshme. Tanimë është e qartë që udhëheqësia e komunës ka humbur sensin me realitetin dhe nuk është e aftë të menaxhojë problematikën në fjalë. Pasi në mbledhje të këshillit u përmend se do thirret përsëri seancë e jashtëzakonshme dhe do vazhdoje diskutimi për përcaktimin e çmimit edhe për qytetin, u bëjmë apel banorëve të qytetit të Tetovës që t’i kundërvihen këtij diskriminimi dhe zhvatje nga Komuna, dhe mos të bijnë pre e papërgjegjësisë së Komunës”, theksoi Agron Arifi.

Nga kompania Saubermacher, thonë se çmimin dhe mënyrën e përllogaritjes e përcakton këshilli I komunës së Tetovës dhe në bazë të asaj çmimore edhe faturohen faturat për shërbimet komunale. Nga komuna e Tetovës thonë se të gjithë qytetarët që kanë hasur në probleme me faturat e mbeturinave, janë të mirëpritur të bisedojnë me kreun e komunës, drejtorët e ndërmarrjeve përgjegjëse, për ta rregulluar dhe kuptuar më shumë rreth situatës që u krijua. (koha.mk)

208
SONDAZHI JAVOR

 A mendoni se VLEN do të shndërrohet në një subjekt politik?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 19:25

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur ndaloni duhanin

Ushqimet e shpejta, këshilla për të shmangur sëmundjet

Vitaminë C dhe fibra: Pse duhet të konsumoni më shumë limon

Boronica: Super-fruti që revolucionarizon shëndetin

Largim i papritur i trupave gjermanë nga Grenlanda vetëm 44 orë pas mbërritjes

Reshje bore dhe temperatura deri -10°C priten javën e ardhshme

Zemërim në Madrid: Lojtarët dhe drejtuesit e Realit të mërzitur pas reagimit të tifozëve në Bernabéu

TikTok prezanton teknologji të re për verifikimin e moshës në Bashkimin Evropian

OpenAI teston reklamat në ChatGPT dhe lançon abonimin e ri “Go”

Apple përgatit MacBook Pro të ri me ekran OLED dhe ekran prekje

YouTube prezanton kujtesa për pushim dhe kohë për gjumë për përdoruesit 13–17 vjeç

Airbnb zbulon pa dashje projektin sekret të Apple për automjetin autonom

Xavi vlerëson Guardiolën: “Pep është trajneri më i mirë në botë, ai ndryshoi futbollin”

Alarm në arsimin rural: Shkollat malore pa mësues të kualifikuar

Qentë endacakë rrezikojnë sigurinë në Strugë, qytetarët kërkojnë masa urgjente

Prapaskenë tronditëse: Si Real Madridi ndihmoi Laportën të bëhej president

Qarkullim i kufizuar në aksin Qukës–Qafë Plloçë, puna vijon

Trump kërcënon përdorimin e Aktit të Kryengritjes ndërsa tensionet në Minneapolis rriten

Muriqi shkruan histori te Mallorca: “Hat-trick” pas 18 vitesh dhe dedikim prekës për babain

Dy raste të dhunës në familje brenda një dite: Arrestime në Bit Pazar dhe Manastir

208
SONDAZHI JAVOR

 A mendoni se VLEN do të shndërrohet në një subjekt politik?