Emrat e rinj të ambasadorëve dhe të emisarëve të BE-së në Ballkanin Perëndimor

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 07:59

Emrat e rinj të ambasadorëve dhe të emisarëve të BE-së në Ballkanin Perëndimor

Ajo që ishte kuptuar kohë më parë nga burimet diplomatike të Radios Evropa e Lirë, lidhur me rotacionin e madh të ambasadorëve të Bashkimit Evropian nëpër botë, tashmë dihet edhe publikisht.

Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Stefano Sanino, ua ka dërguar vendeve anëtare listën me emrat e ambasadorëve dhe të të dërguarve të posaçëm, të cilët i ka emëruar kryediplomati i bllokut evropian, Josep Borrell.

Radio Evropa e Lirë e ka siguruar këtë listë dhe aty shihet se një ndryshim mjaft i madh është bërë edhe në postet që kanë të bëjnë me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Kjo listë pritet të bëhet publike shpejt edhe nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së.

Në kuadër të rotacionit në postet diplomatike të BE-së, lehtësuesi i tashëm i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak është emëruar nga Borrell si ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër.

Në këtë listë nuk ekziston ndonjë emër i pasardhësit të Lajçakut në rolin e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog mes Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë, Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së, në bashkëpunim me vendet anëtare, pritet të vendosë më vonë, mundësisht gjatë verës.

Mandati do t’i përfundojë dhe shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, që njëherësh është edhe Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për Kosovën, Tomas Sonyongut.

Në vend të tij, Zyrën e BE-së në Prishtinë do ta udhëheqë ambasadori aktual i Estonisë në BE, Aivo Ora.

Shefi i ardhshëm i Zyrës së BE-së në Kosovë ka përvojë në rajonin e Ballkanit, pasi më herët ka shërbyer si shef i delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut dhe si shef i delegacionit të BE-së në Mal të Zi.

Në kuadër të këtij rotacioni, diplomati italian, Luigi Soreca, është emëruar shef i delegacionit të BE-së në Sarajevë, që krahas Kosovës, është, po ashtu, pozitë më e lartë sesa ajo e ambasadorëve në vendet tjera të rajonit, pasi ka statusin e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së.

Gjatë karrierës së tij diplomatike, Soreca ka qenë ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Flamuj të Bashkimit Evropian në qendër të Sarajevës, pak para se të merrej vendimit për nisjen e negociatave për anëtarësim të Bosnje-Hercegovinës në BE. 19 mars 2024.

Ambasadori i tashëm i BE-së në Sarajevë, Johann Sattler, do të mbetet në rajon, pasi Borrelli e ka emëruar si ambasador të BE-së në Mal të Zi.

Ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut do të jetë diplomati grek Rokas Michalis.

Deri tani ai ka qenë ambasador i Bashkimit Evropian në Meksikë.

Nga zyrtarët që kanë pasur pozita të lidhura me Ballkanin Perëndimor është edhe ajo që deri tash ka pasur Angelina Eichhorst.

Ajo është drejtore menaxhuese për Evropën në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së.

Më herët ajo ka qenë zëvendësdrejtore menaxhuese dhe zyra e saj ka qenë e angazhuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, para se të emërohej Lajçak si i dërguar i posaçëm për dialog.


Angelina Eichhorst është emëruar ambasadore e Bashkimit Evropian në Egjipt.

Nga lista e të emëruarve nga ana e Borrellit shihet se shumica e madhe e tyre janë ose diplomatë të vendeve anëtare, ose funksionarë të Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian.

Edhe pse politika e jashtme vazhdon të jetë kompetencë nacionale e vendeve anëtare, Bashkimi Evropian ka një politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, dhe një shërbim mjaft të madh diplomatik nëpër botë.

73
SONDAZHI JAVOR

A duhet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 07:59

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Nga Dialogu Strategjik i Bujar Osmanit me SHBA te pezullimi i vizave. Ku përfundoi diplomacia e Maqedonisë?

Trupa evropiane zbarkojnë në Groenlandë pas dështimit të bisedimeve SHBA–Danimarkë–Grenlandë

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët jep dorëheqje kolektive në prag të Kuvendit dhe Kongresit

VLEN: Strategjia 2025–2030 e ministrit Durmishi, mbështetje konkrete për sipërmarrësit vendorë

Partia e Arjanit Hoxhës drejt shkrirjes në BDI, procesit pritet t’i bashkohet edhe Lëvizja Populli

Lodhja e tepërt? Pesë gjendje mjekësore që mund ta shkaktojnë

Uji, ilaçi më i mirë për infeksionet urinare tek gratë

Vaji i ullirit: Sekreti i humbjes së peshës dhe shëndetit të zemrës

Barrot: Siguria e Arktikut është e pandashme nga siguria evropiane

Rey Manaj përfundon aventurën te Sharjah FC, pritet transferimi në Kinë

Bukayo Saka: “Arsenal është ekipi më i madh i Londrës”

Real Madrid: Lojtarët fajtorë, vendime të mëdha priten këtë verë

Real Madrid dërgon mesazh të fortë lojtarëve pas largimit të Xabi Alonso

Andy Robertson: Dëshira për të qëndruar te Liverpool, por e ardhmja mbetet e paqartë

Richarlison dëmtohet dhe do të mungojë deri në 2 muaj

Bllokohet rruga Dragash–Shishtavec pas shkëputjes së masivit shkëmbor

6 përfitime shëndetësore të patateve të ëmbla që duhet t’i dini

Tusk: Polonia nuk do të dërgojë ushtarë në Grenlandë

Përleshje fizike në një avion në Shkup: dy persona të lënduar

33 faqe të paligjshme të lojërave të fatit bllokohen nga Ministria Digjitale

73
SONDAZHI JAVOR

A duhet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?