Maqedonia detyrohet t’i kthejë 2 milionë euro

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 19:20

Maqedonia detyrohet t’i kthejë 2 milionë euro

Drejtori i Agjencisë Marko Gjeorgievski tha se bashkë me Ministrinë e Financave janë duke kërkuar mënyra për kthimin e mjeteve. Autoritetet hetimore dhe Prokuroria po hetojnë se cilët janë përdoruesit që kanë keqpërdorur paratë evropiane

Maqedonia e Veriut për vite me radhë është pjesë e matricës së BE-së për ndihmë para aderimit në BE. Programet që janë aplikuar në vendin tonë janë fondet IPA, IPARD dhe fondet nga Erasmus Plus. Po jo rrallë herë Maqedonia e Veriut është bërë pjesë e skandaleve për keq menaxhimin e këtyre fondeve. Së fundmi, Agjencia Kombëtare për Programet e Arsimit dhe Mobilitetit ka marrë njoftimin zyrtar (notën e debitit) se brenda 30 deri në 45 ditëve shteti duhet të kthejë 2.2 milionë euro që janë keqpërdorur nga programi evropian Erasmus + në periudhën 2016-2018.

Drejtori i Agjencisë Marko Gjeorgievski tha se bashkë me Ministrinë e Financave janë duke kërkuar mënyra për kthimin e mjeteve. Autoritetet hetimore dhe Prokuroria po hetojnë se cilët janë përdoruesit që kanë keqpërdorur paratë evropiane. “Afati për kthimin e 2.2 milionë eurove që duhet të kthejë Agjencia Kombëtare e Programeve Arsimore dhe Mobilitet është 30 deri në 45 ditë. Ne po shqyrtojmë me Ministrinë e Financave të gjitha opsionet e mundshme për kthimin e fondeve. Aktualisht ka qeveri teknike dhe me ribalancimin e ri pas zgjedhjeve, këto fonde me siguri do të sigurohen. Deri atëherë do të gjejmë përpjekje bashkë me Ministrinë e Financave që këto mjete të kthehen”, tha Gjorgievski.

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, u shpreh se janë duke kërkuar mënyrë për të kthyer një pjesë të mjeteve, ndërsa pjesën tjetër ta heqin nga shumat për disa projekte të ardhshme. Ai shtoi se dokumentacioni i është dorëzuar organeve hetimore dhe Prokurorisë, ndaj pret që së shpejti të dalin me sqarim se kush i ka kryer abuzimet.

“Kjo është zbuluar me ndihmën e kolegëve të Agjencisë dhe qëllimi është që të mos përsëritet. Të ketë një kontroll më të fortë dhe të ketë mënyrë për t’i njohur si në kontrollet e mëparshme ashtu edhe gjatë zbatimit të projekteve në mënyrë që këto situata të mos përsëriten”, tha Mariçiç.

Ai shtoi se ambasadori evropian në vend, David Geer, ka paralajmëruar se nuk do të ketë pasoja për Agjencinë, sepse nuk ka asnjë përfshirje të saj dhe të gjitha mjetet për programin e ri Erasmus plus do të mbesin në të njëjtën shumë sa janë ndarë për Maqedoninë e Veriut.

Nga hetimi i kryer nga Komisioni Evropian Kundër Mashtrimit (OLAF) u konstatua se në periudhën 2016-2018, 22 përfitues nga RMV-ja kanë keqpërdorur paratë nga grantet evropiane të ndara përmes programit Erasmus +, kështu OLAF kërkoi që RMV-ja t’i kthejë 2.2 milionë euro. Në këtë rast është e përfshirë ish drejtoresha e Agjencisë për Programe Arsimore dhe Mobilitet, Lidija Dimova, pasi Agjencia kishte ndarë grante nga programi “Erasmus 2” në vlerë prej 270 mijë euro për një parukieri. Procesi gjyqësor në Gjykatën Penale kundër Dimovës filloi më 2 shkurt 2023.

Ndryshe, në maj të vitit 2021 shteti i ktheu Komisionit Evropian 1.7 milionë euro për keqpërdorim të fondeve evropiane. Shkak është hetimi ndaj ish-sekretarit shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jahi Jahiju. Hetimin e udhëhiqte Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me Eurodrejtësinë dhe Zyrën Kundër Mashtrimeve të BE-së, OLAF. Edhe pse shteti para gati tre viteve i ktheu paratë, gjykata ende nuk ka vendosur nëse Jahija dhe bashkëpunëtorja e tij janë fajtorë. (koha.mk)

208
SONDAZHI JAVOR

 A mendoni se VLEN do të shndërrohet në një subjekt politik?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 19:20

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur ndaloni duhanin

Ushqimet e shpejta, këshilla për të shmangur sëmundjet

Vitaminë C dhe fibra: Pse duhet të konsumoni më shumë limon

Boronica: Super-fruti që revolucionarizon shëndetin

Largim i papritur i trupave gjermanë nga Grenlanda vetëm 44 orë pas mbërritjes

Reshje bore dhe temperatura deri -10°C priten javën e ardhshme

Zemërim në Madrid: Lojtarët dhe drejtuesit e Realit të mërzitur pas reagimit të tifozëve në Bernabéu

TikTok prezanton teknologji të re për verifikimin e moshës në Bashkimin Evropian

OpenAI teston reklamat në ChatGPT dhe lançon abonimin e ri “Go”

Apple përgatit MacBook Pro të ri me ekran OLED dhe ekran prekje

YouTube prezanton kujtesa për pushim dhe kohë për gjumë për përdoruesit 13–17 vjeç

Airbnb zbulon pa dashje projektin sekret të Apple për automjetin autonom

Xavi vlerëson Guardiolën: “Pep është trajneri më i mirë në botë, ai ndryshoi futbollin”

Alarm në arsimin rural: Shkollat malore pa mësues të kualifikuar

Qentë endacakë rrezikojnë sigurinë në Strugë, qytetarët kërkojnë masa urgjente

Prapaskenë tronditëse: Si Real Madridi ndihmoi Laportën të bëhej president

Qarkullim i kufizuar në aksin Qukës–Qafë Plloçë, puna vijon

Trump kërcënon përdorimin e Aktit të Kryengritjes ndërsa tensionet në Minneapolis rriten

Muriqi shkruan histori te Mallorca: “Hat-trick” pas 18 vitesh dhe dedikim prekës për babain

Dy raste të dhunës në familje brenda një dite: Arrestime në Bit Pazar dhe Manastir

208
SONDAZHI JAVOR

 A mendoni se VLEN do të shndërrohet në një subjekt politik?